Futboll

Portieri i Brazilit një “bunker”, një gol çdo 424 minuta

Forma e mirë e portierit Alison nuk po habit vetëm shikuesit e Serisë A, por dhe tifozët e Brazilit, të cilët janë shumë të kënaqur që kanë gjetur më në fund një portier që mund t’u japë qetësi në ndeshjet e botërorit në muajin qershor. Portieri ka 11 ndeshje radhazi që nuk pëson gol me kombëtaren.

Para ndeshjes me Gjermaninë, ai ka folur për gazetarët në qendrën stërvitore në Berlin. “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ata janë kampionët e botës në fuqi, është ekipi për t’u mundur. Një mundësi e mirë për ne që të tregojmë se kush jemi para turneut të rëndësishëm që kemi përpara”.

Shifrat e portierit janë të frikshme. 1 gol në 424 minuta të luajtura nën drejtimin e Tites. Alison u thërrit në kombëtare në tetorin e vitit 2015 nga trajneri i atëhershëm, Karlos Dunga, për ndeshjet kualifikuese për Botërorin. Me Dungën, ai luajti 9 ndeshje dhe pësoi 8 gola. Ndërsa me Titen, ai ka luajtur 14 ndeshje dhe ka pësuar vetëm 3 gola.

Por, duhet thënë se, përveç formës së mirë të portierit, një rol të rëndë- sishëm ka luajtur edhe mbrojtja kompakte që ka Brazili i tanishëm nën drejtimin e Tites. Me Edeson dhe Neton si zëvendësues të tij, Alison ka një vend të sigurt në formacionin e parë të Brazilit.

Skuadra fitoi ndeshjen e parë miqësore ndaj Rusisë me rezultatin 3-0 dhe po përgatitet për suksesin e radhës ndaj gjermanëve në ndeshjen e programuar të luhet ditën e martë në “Olympiastadion” të Berlinit. Brazili do të luajë pa yllin e skuadrës, Nejmar, që mungon për shkak të një dëmtimi të pësuar në kampionatin francez në muajin e kaluar.

 

Related posts

E BUJSHME/ Shqiptari Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin

F.autor

IMPAKTI i Kupës së Botës/ Komentatorët sportivë QAJNË në studio

Isa.Autor

NISI AVENTURËN TEK CHELSEA ME BARAZIM/ Trajneri Tuchel: Dua të kthej buzëqeshjen në fytyrën e…

Delo.autor

Leave a Comment