Futboll

10 shprehjet më egoiste të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë, këtë e ka treguar prej vitesh që nga periudha kur luante me Manchester United e deri më tani me Real Madrid. Natyrisht askush nuk ia heq cilësitë dhe vlerat që ka si futbollist në fushën e blertë. Sulmuesi 33-vjeçar ndryshe jo më kot është cilësuar si një “makineri golash”, pasi pavarësisht moshës që ka përsëri vazhdon të shpërthejë me fanellën e madrilenëve.

Kapiteni i luzitanëve në ndeshjen e fundit me Realin shënoi katër gola në fitoren 6-3 ndaj Gironas në kampionatin spanjoll. Mirëpo, përveç faktit që është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka edhe kritikues dhe tifozë që shprehin mllef dhe inat ndaj tij. Por, kjo nuk e shqetëson më pesë herë triumfuesin e “Topit të Artë”. Madje këtë ai e ka treguar edhe përmes disa shprehjeve që “Mundo Deportivo” ka shkëputur nga intervistat e tij dhënë për median.

Shprehjet e renditura më poshtë e përditshmja spanjolle i ka kategorizuar “egoiste” nga ana e lojtarit. Ashtu sikurse edhe shumë ultras të futbollit dhe jo vetëm, e quajnë arrogant, por nga ana tjetër ka të tjerë që e vlerësojnë vullnetin e tij, egon dhe shpirtin bamirës që e ka shfaqur mijëra herë. /EDS/

Megjithatë mund të lexoni 10-të nga shprehjet më “arrogante” që ai ka thënë ndonjëherë.

  1. Më vërshëllejnë sepse jam i pasur, i pashëm dhe lojtar i mirë. Më kanë zili”.
  2. “Më bezdisin kur thonë që Cristiano e ka ulur rendimentin dhe kjo është arsyeja përse Madridi ka rënë. Sikur të gjithë të ishin në nivelin tim, do të ishim të parët”.
  3. “Lojtari im i preferuar jam unë”
  4. “Unë e di se kujt i pëlqen futbolli, më pëlqen mua”
  5. “Ekipit tim i jap një 9-të, vetës sime 10-të”
  6. “Goli im? Është normal, kur ka cilësi”
  7. “Unë vazhdoj të bëj histori, po shkruaj faqen tim në historinë e futbollit”
  8. Jam lojtari i parë, i dytë dhe i treti më i mirë në botë”
  9. “Përulësia e tepërt është gjithmonë një defekt”
  10. “E meta ime është se jam një nga lojtarët më të mirë të historisë….ose më i miri”

Related posts

DËSHTUAN të futen në BOTËROR/ Trajneri i ITALISË nuk pyet për rezultatet: Të fitojmë TROFEUN e…

Isa.Autor

INTER-ROMA/ El Shaarawy shtang “Zikaltërit” me një perlë nga largësia (VIDEO)

Delo.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Premier, ja për sa sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment