Formula 1

Formula 1/ Max Verstappen: Jam projekti ri i Marko

Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo do të jenë dy nga protagonistët e mëdhenj të sezonit të ri në Formula 1, së bashku me Ocon e Perez të Force India ose Sainz e Hulkenberg të Renault.

Në fakt ishte pikërisht piloti holandez i Red Bulll, Verstappen, ai që sezonin e kaluar ra më shumë në sy dhe ishte një ndër protagonistët kryesorë. Ndërkohë 20-vjeçari ndihet shumë në formë para startit të këtij sezoni, dhe zbulon se skuadra austriako-angleze dëshiron ta bëjë Sebastin Vettel e ri, dhe jo Ricciardon

“Jam projekti ri i Helmut Marko, pasi ai dëshiron të përsërisë historinë si me Sebastin Vettel dhe të fitojë kampionatin” – tha në një intervistë për gjermanen “Bild”, duke siguruar se do të ulte nivelin e agresivitetit të tij më një titull të fituar. “Do të isha më pak i rrezikshëm nëse titulli do të ishte në lojë, sepse të renditesh gjithmonë i dyti është thjesht më mirë se të braktisësh, por e di shumë mirë se çfarë duhet të bëj për t’u bërë kampion bote”-përfundon Verstappen.

Related posts

“DËMI I PAKTHYESHËM”/ Neurologu zbulon çfarë po ndodh me legjendën e Formula 1: Në gjendje vegjetative

Delo.autor

FORMULA 1/ Aston Martin konfirmon 4 herë kampionin e botës edhe për vitin 2022

Delo.autor

PËRPLASJE E FRIKSHME NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton nxjerr jashtë gare Verstappen që në xhiron e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment