Moto GP

Akuza e pilotit britanik: Edhe në Moto GP përdoret doping

Piloti britanik Cal Crutchlow, ka befasuar të gjithë sot kur ka deklaruar se antidopingu duhet të jetë më aktiv në sportin e Moto GP, pasi sipas tij ka shumë pilotë që përdorin substanca të ndaluara dhe se çiklizmi nuk është sporti i vetëm ku ndodhin skandale. “Kur flitet për doping mendja gjithnjë të shkon te çiklizmi, por kohët e fundit sportet e përfshira në këtë skandal janë shtuar.

Kush mendon se përdor dredhi për të fituar është i humbur. Duke iu referuar Moto GP, mendoj se sistemi ynë antidoping është i dështuar, madje sistemi i aplikuar nuk është korrekt. Nëse ka ndonjë që mendon se tek ne nuk përdoret doping, është budalla. Pasi edhe këtu ka persona që mashtrojnë dhe i marrin kthesat shkurt”, tha Crutchlow.

Piloti britanik Cal Crutchlow

Më tej, piloti britanik shton: “Mendoj se të gjithë duhet t’i nënshtrohen testeve, të gjithë pilotët duhet të informohem për substancat që përdorin, se ku ndodhen dhe t’i nënshtrohen testeve antidoping surprizë. Por asnjë nuk e bën këtë gjë, nuk e tregon se ku ndodhet gjatë ditëve jashtë garave.

Dhe mos më thoni që këta pilotë nuk kanë staf nga pas që i menaxhon dhe që mund ta bëjnë këtë gjë”, thotë piloti britanik, që deklaron edhe se çfarë substancash përdoren: “Bëhet fjalë për substanca që të ndihmojnë për të humbur peshën dhe unë e di se cilët janë ata, që bëjnë dredhi. Por ka edhe nga ata që marrin diuretikë, pasi nuk duan të stërviten me orë të tëra”, u shpreh Crutchlow.

Related posts

MOTO GP/ U hodh nga motori pasi iu këputën frenat, Piloti: Me fat që jam gjallë

Delo.autor

Rossi: S’jam ende gati për të rinovuar kontratën me Yamaha

Q.Autor

MOTO GP/ Ish-kampioni i botës pranë rikthimit me motorin italian…

Delo.autor

Leave a Comment