Futboll

Fjalimi motivues i Leo Messi pas turpërimit që Spanja i bëri Argjentinës

Lionel Messi nuk u largua nga stadiumi ndërsa Spanja po shkatërronte Argjentinën e tij i hidhëruar nga rezultati. Ylli i skuadrës shkoi në dhomat e zhveshjes ku po priste shokët dhe kishte përgatitur për ta një fjalim motivues, për t’i ngushëlluar sadopak pas turpërimit të pësuar në “Wanda Metropolitano”. “Pleshti” nuk mundi të ishte dot në fushë si në miqësoren ndaj Italisë të fituar 2-0, edhe në atë ndaj iberikëve të humbur 6-1 për shkak të një problemi muskulor.

“Ngrini kokat lart. Ne do ta kalojmë të gjithë këtë bashkë. Të gjithë si një trup i vetëm.”

Fjalët e tij patën një impakt mjaft të madh te futbollistët, të cilët ishin të shkatërruar nga humbja tenistike. Për ekipin, kjo është sjellje e një lideri të vërtetë, e ata kanë shumë nevojë. Argjentina ka humbur 3 finale radhazi në kompeticionet kryesore në një periudhë kohore 3 vjeçare,me të parën që erdhi në Kupën e Botës 2014 kundër Gjermanisë.

Messi gjithnjë është kritikuar për faktin se ai nuk jep në kombëtare atë që bën te Barcelona, ku me zotësinë e tij i ka dhënë skuadrës shumë trofe.

Kur ai krahasohet me rivalin Cristiano Ronaldo, një nga argumentet të cilët përdoren për t’ia ulur vlerat, është suksesi që portugezi pati në evropian me kombëtaren, ku fitoi trofeun 2016 në Francë, ndërsa “Pleshti” ka dështuar.

Edhe trajneri Jorge Sampaoli deklaroi se ylli i ekipi ndodhet në një presion të madh dhe ndihet njësoj sikur t’i kenë vendosur një pistoletë te koka.  Vetë lojtari e ka pranuar se botërori Rusi 2018 është mundësia e fundit e tij për të udhëhequr skuadrën drejt një trofeu të madh.

Ndërkohë dy futbollistët e Spanjës, Sergio Ramos dhe Diego Costa deklaruan se “albiçelestet” duhet që të ndihen me fat dhe ti falën Zotit që kanë një futbollist si Messi në skuadër, pasi janë një ekip mjaft i dobët.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një krosimi nga Sancho, sulmuesi Abraham ndëshkon për “Tre Luanët” (VIDEO)

Delo.autor

ZIKALTËRIT NË GJURMËT E TALENTIT GREK/ Inter tërheq vëmendjen e mesfushorit të Panathinaikos

Isa.Autor

Mkhitaryan i jep dritën e gjelbër Interit

Delo.autor

Leave a Comment