Futboll La Liga

Alipio, historia e jetimit që i mori vendin Coutinho-s te Real Madrid

Dhjetë vite kanë kaluar qëkur Alipio shkoi te Real Madrid, të cilët zgjodhën të merrnin atë në Madrid para Philipe Coutinho. Gjithsesi, karriera e tij nuk mori rrugën që pritej për shkak të dëmtimeve, të cilat e detyruan lojtarin të kalonte në disa skuadra të ndryshme gjatë karrierës.

Rruga pas Madridit 
“Kur Real më nënshkroi, ata e dinin se kisha probleme në gjurin e djathtë, por nuk më bënë asnjë trajtim”, ka zbuluar Alipio në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Marca”. “Duhej të mjekohesha vetë. Erdhi një moment kur nuk mund të luaja ashtu siç dija dhe Benfica u ofrua të më ndihmonte me dëmtimin. U mundova të rikuperoja pa iu nënshtruar operacionit, por dhimbjet u shtuan dhe u detyrova të operohesha. Pas dy muajsh dëmtova ligamentet e gjurit tjetër dhe u operova përsëri. Më pas u huazova në Qipro dhe, pas operacionit të dytë, nuk doja të luaja më.

Por nuk ishin dëmtimet që i kishin hequr dëshirën për të luajtur djaloshit. “Pasi e shikova me sytë e mi si funksiononte bota e futbollit, mbeta i zhgënjyer nga shumë njerëz”, ka vazhduar Alipio. “Por vendosa të shkoja në Qipro. Kisha probleme me trajnerin dhe shkova në Greqi, por pata vështirësi për t’u mësuar me gjuhën dhe kalova në depresion. Shkova të një psikolog dhe vendosa të tërhiqesha nga futbolli dhe të kthehesha në Brazilia për të studiuar dhe punuar. Një mik që kishte kontakte më bindi të luaja për një ekip të vogël, Luverdense, dhe unë shkova te Vitoria përsëri në 2016-ën. Në 2017-ën u transferova tek Atletico Goianiense, në kategorinë e parë, dhe kam luajtur vetëm në fazën e parë të sezonit. Në të dytën kam shkuar te Vila Nova në kategorinë e dytë. U paraqita mirë dhe më pas kalova te Fortaleza”.

Pa mbështetje, pa familje
“Tregova se mund të luaja në nivele të larta, por kam qenë gjithmonë një hap mbrapa për shkak të dëmtimeve dhe nuk kam arritur të zhvillohem fizikisht”, ka pranuar Alipio. “Jam jetim, mamaja vdiq kur isha 10 vjeç dhe nuk e njihja babanë tim. Klubi dhe menaxherët më detyruan të luaja në atë gjendje”.

Lojtarë të rinj
“Unë jam kundër atyre lojtarëve që ndërrojnë kombësinë për karrierën e tyre”, ka thënë Alipio. “Në Spanjë nuk kisha familjarë dhe miq, bota ime ishte futbolli. Jetoja për futbollin, por nuk më bënte të lumtur. Një skuadër nuk mund ta blejë një lojtar dhe të presë që ai të përshtatet vetë, ata duhet të bëjën diçka jashtë fushës. Duhet kohë dhe energji, gjë që nuk po ndodh në shoqërinë tonë, në ditët e sotme. Në rastin tim, nuk besoj se ishte ajo që pritej nga unë që më dëmtoi, ishin problemet fizike.

“Vinicius” 
“Do t’i thoja atij që të formohej para se të shkojë në Madrid, sepse është një klub që nuk pret”, ka sugjeruar braziliani. “Ata kanë një tifozeri shumë kërkuese dhe sa më i përgatitur të jetë, aq më mirë është”.

Më të mirët e Madridit
“Nga të gjithë lojtarët që kam parë, Dabi Carvajal ishte ai që më tërhoqi vëmendjen për shkak të aftësive fizike”, ka zbuluar Alipio. “Trajneri më të cilin kam kaluar më shumë kohë ka qenë Alberto Toril”.

Jorge Mendes
“Në atë kohë kisha menxaher Jorge Mendes. U largova nga Brazili për të shkuar në Portugali dhe më pas jam transferuar te Real Madrid. Nuk e fajësoj atë, shkova në Portugali sepse ai ishte një menaxher i mirë dhe në atë kohë kisha shumë oferta të mira. Ai donte të punonte me mua sepse kisha potencial dhe talent. Nuk mund ta fajësoj atë për asgjë, sepse unë nuk kisha një në ëapo një baba”.

Kurrë më në Europë
“Nuk do ta largohem më nga Brazili për një gjë që mund ta kem këtu. Periudha e dëmtimeve ka qenë e vështirë, kam humbur një pjesë të pasionit për futbollin, por më ka ndihmuar fakti që kam luajtur në vendin tim. Më është kthyer dëshira për të luajtur”, ka përfunduar Alipio.

Related posts

I SHUMËKËRKUAR NGA KLUBET E MËDHA/ De Ligt i “driblon” të gjithë: Nis përgatitjet e sezonit tjetër me…

Delo.autor

CAS REFUZON APELIMIN E LA LIGA-S/ Presidenti Tebas kërkon të shtyhen dy ndeshje. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

Plaku udhëheq Kamzën, por sa vuajtje ndaj Lushnjes

Sadik.Autor

Leave a Comment