Futboll

Alisson: “Real? Kam ëndrrat e mia, por jam i përqendruar te Roma”

Pas një viti në “dollap” nën hijen e polakut Szczesny, Alisson arriti që me prepotencë të marrë portën e Romës dhe tani është gati të pushtojë botën. Paraqitje të jashtëzakonshme ato të tijat, deçizive sa në kampionat aq edhe në Europë, ku kontributi i tij në sigurimin e çerekfinales së Champions League përballë Barcëlonës, ishte vendimtar. Performanca që kanë tunduar të gjithë klubet më të mëdha të Europës që të kërkojnë shërbimet e portierit brazilian të Romës, nga Paris Saint-Germain deri te Real Madrid.

 

Është pikërisht interesimi i klubit madrilen, kundërshtar i rradhës i Juventus në një tjetër çerekfinale të Champions League, që duket se nuk ka lënë indifferent numrin 1 të verdhekuqëve. “Interesimi i Real Madrid më jep kënaqësi, nuk mund ta mohoj dhe në përgjithësi jam shumë i lumtur kur mediat, ose ndonjë klub flet mirë për mua. Do të thotë se po punoj mirë. Por, tani jam i përqendruar te Roma. Jemi një prej klubeve më pak të favorizuara për të kaluar turin, por ne dimë se ku duam të arrijmë”, mësohet të jetë rrëfyer Alisson bashkëkombasit e tij të ‘Globo Esporte’.

Related posts

INATI I CHAMPIONSIT/ KLOPP sulmon sërish RAMOS: Unë NUK DUA të FITOJ me…

Isa.Autor

“KAM ËNDËRRUAR TË JEM KËTU”/ Blerja e re e Milanit: Ja çfarë pres të më ndodhë kur të hyj në “San Siro”

Delo.autor

THA SE DONTE TË SHIKONTE AJAXIN FENOMENAL NDAJ JUVENTUSIT/ Gazetari i famshëm “masakrohet” në Itali

Delo.autor

Leave a Comment