Boks

Alvarez pezullohet përkohësisht pas dopingut, në rrezik dueli ndaj Golovkin

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është pezulluar përkohësisht nga komisioni i sportit në Nevada pas skandalit doping që e përfshiu atë një muaj më pari, pas një testi antidoping, ku doli pozitiv me clebunterol (substancë e ndaluar nga WADA). Pezullimi do të zgjasë deri më datën 10 prill, periudhë deri në të cilën Canelo nuk mund të zhvillojë asnjë sfidë. Ndërsa komisioni i sportit në Nevada do të marrë deri më datën 10 prill një vendim zyrtar e përfundimtar në lidhje me të ardhmen e boksierit meksikan, që më 5 maj duhet të zhvillojë revanshin ndaj kazakut Gennady Golovkin, duel i vlefshëm për titujt kampionë bote në peshën e mesme.

Z.Alvarez është pezulluar përkohësisht deri më datën 10 prill pas rezultatit të analizave antidoping. Komisioni i Sportit në Nevada do të marrë një vendim përfundimtar deri në atë datë, për të analizuar situatën dhe bërë një vlerësim të analizave antidoping”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Sportit të Nevadës.

Ky lajm ka vënë në rrezik duelin e peshës së mesme mes meksikanit dhe Golovkin, i programuar për t’u zhvilluar më 5 maj në Las Vegas. Stafi i Alvarez po bën maksimumin që situata të sqarohet deri më datën 10 prill dhe dueli të zhvillohet normalisht, një nga përballjet më të forta të këtij viti, ashtu sikurse ishte edhe duel i parë, që u mbyll në barazim (u zhvillua shtatorin e vitit të kaluar). Pas testit të parë, ku doli pozitiv, Alvarez realizoi edhe dy teste të tjera, që dolën negative, por komisioni i Sportit në Nevada ka vendosur të marrë një masë paralajmëruese. Madje më datën 10 prill, pritet që Canelo Alvarez të dalë para komisionit për të sqaruar situatën, teksa ka deklaruar se pozitiviteti ka ardhur për shkak të mishit të infektuar. Por Golovkin ka thënë se e gjitha kjo është një gënjeshtër, ndaj kazaku ka nisur të kërkojë për një rival të ri për datën 5 maj.

Related posts

Surpriza, Mayweather po stërvitet për t’u rikthyer në ring dhe jo në MMA

Sadik.Autor

“VITI I SKËNDERBEUT”/ Shihni çfarë organizojnë në Dibër vëllezërit Keta (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORI I BOKSIT/ Beqiri ndalet në gjysmëfinale, por i dhuron Shqipërisë medaljen e bronzit

Delo.autor

Leave a Comment