Basketball

Tjetër dëmtim për Curry, rrezikon të mbyllë para kohe sezonin

I rikthyer në fushë ndeshjen e sotme fituar 106-94 ndaj Atlantës pas dy javësh pushim, basketbollisti i Golden State, Stephen Curry, është detyruar të ndalet sërish për shkak të një dëmtimi tjetër.

Kur duheshin edhe 3’09” nga fundi i periodës së tretë, një përplasje për të kapur topin nën tabelë mes Curry dhe shokut të tij të skuadrës McGee ka bërë që ylli i Warriors të lërë para kohe fushën e lojës (deri në ato momente kishte realizuar 29 pikë). “Jemi të gjithë të trishtuar për Curry, pasi bëhet fjalë për një dëmtim më të rëndë se ai që sapo kaloi.

Shpresojmë ta kemi në dispozicion sa më shpejt”, u shpreh trajneri i Golden State, Steve Kerr. Këtë herë, dëmtimi i Curry mund të jetë më i rëndë se herët e tjera (këtë sezon është dëmtuar 3 herë në kavilje dhe ka munguar në shumë ndeshje), madje shihet në dyshim rikthimi i basketbollistit MVP për fazën e play off-it, që nis në prill.

Të gjithë presin me ankth rezultatin e rezonancës magnetike, por mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ndrydhje të kolateralit medial të gjurit të majtë. McGee ra sipër këmbës së Curry teksa po përpiqeshin të kapnin topin pas një gjuajtje të ekipit rival.

Curry pati menjëherë dhimbje, u ul në stol, por u largua për në dhomat e zhveshjes duke çaluar. “Menduam se do të ishte sërish kavilja ajo që u dëmtua, por fati këtë sezon me Curry ka qenë vërtet i çuditshëm.

Punoi fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, por tani na duhet të presim sërish”, tha Kerr, që nuk ka në dispozicion edhe Durant, Thompson (kthehen të dy javën tjetër) e Green, të gjithë të dëmtuar. Te Warriors të gjithë kryqëzojnë gishtat dhe shpresojnë që Curry të rikuperojë sa më shpejt dhe të jetë për në finalet e play off-it, gjithnjë nëse ekipi kampion i NBA-së arrin të kualifikohet deri aty.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ 10 momentet më të mira të karrierës legjendare (VIDEO)

F.autor

Miami mposht Milwaukee, New Orleans fiton pas kohës shtesë

Q.Autor

“YLLI I NBA”/ Stephen Curry rikthehet në tapet, Golden State humbet ndaj Detroit

Isa.Autor

Leave a Comment