Futboll

Arrigo Sacchi paralajmëron Realin: Juve, më e fortë se sezonin e kaluar

Arrigo Sacchi, trajneri historik i Milanit dhe ish-drejtor sportiv i Real Madridit, paralajmëron kampionët e Europës në fuqi për rrezikun që paraqet kundërshtari i tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai thotë se ky Juventus është më i fortë se ai që eliminoi Barcelonën në çerekfinale dhe humbi në finale të Champions-it të sezonit të kaluar. “Juventus jo gjithmonë ia del të bëjë një futboll estetik, por unë mendoj se është një ekip më i fortë se sezonin e kaluar.

Në fakt, unë mendoj se bardhezinjtë mund të luftojnë deri në fund në Ligën e Kampionëve”, – ka thënë Sacchi në “RMC Sport”.

Related posts

(FOTO) Nga Espanyol te Barça… Coutinho bëhet si Valverde dhe gjashtë të tjerë!

Q.Autor

“PO VIJNË…”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar

Delo.autor

ZYRTARE/ Nisje katastrofale e sezonit, klubi i Premier Ligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

Leave a Comment