Futboll

Milan ndryshon kursin për Andre Silvën, ai mund të qëndroj

Nëse deri para ndeshjes me Chievon Andre Silva ishte pothuajse i larguar nga skuadra e Milanit, gjërat për sulmuesin kanë ndryshuar në vetëm dy ditë për mirë.

Goli i fitores në takimin e fundit kanë bërë që drejtuesit e klubit dhe trajneri Gattuso të rishikojnë edhe njëherë tjetër vendimin për të ardhmen e lojtarit. Andre Silva ka shënuar dy gola në këtë sezon me kuqezinjtë dhe klubi kishte nisur të vlerësonte ofertat e ardhura në drejtim të tij.

Por, “Tuttosport”, konfirmon se për momentin janë mbyllur të gjitha bisedimet për largimin e 22-vjeçarit dhe atij do t’i jepet një tjetër shans deri në fund të sezonit për të treguar vlerat dhe bindur trajnerin, që ta mbajë në organikë.

Related posts

Mijëra tifozë të Kroacisë sfidojnë anglezët në mënyrë origjinale (FOTO)

Isa.Autor

Pacult: Kemi bërë punë të mirë, komplimente të gjithëve

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme çfarë bën Lewandowski. Ja momenti kur humb rastin me portë bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment