Futboll

Nuk është Kane, Real Madrid gati të transferojë sulmuesin që po ‘çmend’ Anglinë

Salah ka shkëlqyer gjatë shtatë muajve në “Anfield Road” duke e dyfishuar çmimin e tij, që ishte 50 milionë euro.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po lëviz për të marrë “yllin” e Liverpool, sipas asaj që bën të ditur shtypi spanjoll.

Me 23 gola dhe 7 asiste në 27 ndeshje zyrtare, egjiptiani ka qenë zbulimi i sezonit në Premier League. 25-vjeçari ka shënuar më shumë se Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema, të tre së bashku.

Sipas gazetës “Don Balon”, Perez dëshiron t’i jap një sulmues tjetër trajnerit Zinedine Zidane dhe në vend të tij do të sakrifikojë Lucas Vazquez.

Pikërisht Vazquez i është ofruar Liverpool për t’u ulur disi çmimin e Salah, që ka shkuar deri në 100 milionë euro.

Related posts

SKUADRA RIVALE PËR TITULL/ Ja 6 yjet e nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Premier

Delo.autor

Matematikisht kampione, Shkëndija barazon ndaj Akademija Pandev

Sadik.Autor

INTER SHEH MAKTHE NË TORINO/ Juve i nxjerr nga gara për titull, derbi i Italisë “vishet” bardhezi

F.autor

Leave a Comment