Futboll

Beppe Marotta përgatit një mini revolucion tek Juventus

Beppe Marotta, administratori i deleguar i Juventus është gati për një mini revolucion në merkaton. Drejtuesi bardhezi, në fakt, ka ndërmend të ristrukturojë të gjitha repartet e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nga portieri në sulm, duke kaluar nga mbrojtja, mesfusha dhe fantazsitët: të paktën një blerje për repart, për të cilat Marotta dhe Paratici kanë filluar të punojnë që tani. Ta nisim nga portieri.

Për sa i takon numrit 1, do të duhet pritur të mësohet se çfarë do të ndodhë me Gigi Buffon. Shumë do të varet nga vendimi që do të marrë kapiteni bardhezi në fundin e sezonit, por, pavarësisht nga kjo, përforcimet nuk mund të përjashtohen në asnjë rast. Szczesny është një pikë referimi që tani, por drejtuesit bardhezinj nuk duan të ndalen te polaku: në kohët e fundit është përmendur edhe emri i Andrea Consigli-t, portieri 31-vjeçar i Sassuolo-s.

Ka një kosto të ulët dhe eksperiencë të madhe, por nuk është ai zgjedhja e parë e Marotta-s. Ëndrra e merkaton së Juventus, për sa i takon portës, mbetet Gigio Donnarumma. Është padyshim ai pasardhësi i Buffon dhe mund të jetë si tek Italia, ashtu edhe tek Juventus. Nëse Marotta do të vendosë të shpenzojë shumë për një portier, atëherë Donnarumma do të jetë në krye të listës.

Për sa i takon mbrojtjes, emri i ri që ka filluar të përmendet në orët e fundit është ai i Samuel Umtit, qendërmbrojtësi i Baelona-s. 24-vjeçari mund të largohet nga katalanasit në verë dhe bardhezinjtë duket se janë gati të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurosh për ta marrë në Torino.

Në mesfushë, objektivi numër është Emre Can. Juventus do ta presë deri në momentin e fundit gjermanin, përndryshe do të kthejë sytë nga alternativa të tjera. Ndërkohë, emri i i fantazistit është një fiksim i vjetër i drejtuesve të klubit torinez dhe i trajneri Allegri, i cili do të ishte i gatshëm të bënte gjithçka është e mundur për ta pasur në dispozicion. Bëhet fjalë për yllin e Real Madrid, Isco. Por edhe në këtë rast Marotta dhe Paratici i kanë gati alternativat nëse nuk arrijnë të sigurojnë spanjollin.

Në sulm ka dalë emri i Edinson Cavani-t, i cili pëlqehet prej kohësh nga Marotta. Ish-sulmuesi i Napoli-t mund të largohet nga PSG në verë dhe Juventus duket se është gati për t’u hedhur në sulm.

Related posts

ROMA-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” me një këmbë në finalen e Europa League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERR VENDIMIN FINAL? Luis Suarez drejt një rikthimi të BUJSHËM tek…

F.autor

Kristal Abazaj protagonist te Anderlehti, i shënon gol PSV-së vetëm pas 1 minute…

Isa.Autor

Leave a Comment