Futboll Seria A Sport

KRITIKON YLLIN ARGJENTINAS/ Pavel Nedved: Në vitin që kaloi ka shënuar më shumë, por ka…

Champions League po afrohet e bashkë me të edhe sfida e Juventus ndaj Atletico Madrid, barriera e radhës për bardhezinjtë në Europë, për të siguruar një biletë për në çerekfinale. Në prag të kësaj sfide të dyfishtë me “colchoneros”, Pavel Nedved shprehet: “Nuk po mendojmë për atë sfidë, pasi fillimisht kemi vëmendjen te kampionati”, thotë çeku, që kërkon të heqë presionin nga skuadra.

Por e vështirë të mos imagjinosh që trajneri Allegri nuk po mendon për këtë duel delikat në Europë, që bardhezinjtë do të luajnë në Spanjë më 20 shkurt. Gjithsesi, Juventus duhet fillimisht të rikthehet te suksesi në kampionat, ku synon fitoren ndaj Sassuolo dhe të të ruajë avantazhin prej 9 pikësh ndaj Napolit në renditje.

Më tej, drejtuesi i bardhezinjve shprehet për situatën e sulmuesit argjentinas Paulo Dybala, që ka përfunduar në qendër të kritikave kohët e fundit. Madje është përfshirë në merkato, si i larguar nga Juventusi verën e ardhshme.

“Ne nuk heqim dorë nga lojtarët tanë dhe jemi të bindur se kemi një ekip me superheronj. Paulo këtë sezon ka shënuar më pak se vjet, por ka luajtur më mirë. Unë jam i kënaqur me të”, tha Nedved, që i dërgon kështu një mesazh sulmuesit argjentinas.

Related posts

PRITEJ QË TË ULEJ NË STOL SEZONIN E ARDHSHËM/ Bllokohen bisedimet e Juventusit me Sarrin, shkak bëhet..

Delo.autor

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Marash Kumbulla jep lajmin e mirë në rrjetet sociale: Është koha për… (FOTO)

Delo.autor

Tony Adams: Lojtarët e Tottenham mund t’i prishin botërorin Anglisë!

Sadik.Autor

Leave a Comment