Futboll Sport

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ “Mos fol me policinë!”, avokatët e Ronaldos kërcënojnë Kathryn Mayorgën

Avokatët e Cristiano Ronaldos dyshohet se kanë kërcënuar Kathryn Mayorga me “ekspozim publik” dhe “poshtërim” nëse ajo vazhdonte të fliste me policinë në lidhje me dëshminë e saj kundër futbollistit.
Kathryn Mayorga ka akuzuar sulmuesin për përdhunimin e saj në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Por supozohet se avokatët kryesorë që përfaqësojnë Ronaldon dhe trajtojnë çështjen civile e paralajmëruan vajzën se nëse ajo vazhdon të flasë me policinë, ata nuk do të vazhdojnë zgjidhjen dhe do ta akuzojnë publikisht për zhvatje. Pretendimi u zbulua në një transkript gjyqësor të zbuluar nga ‘The Sun’.

Avokati i Mayorga-s, Leslie Mark Stovall, i tha Gjykatës së Qarkut të SHBA-së në shtator të vitit të kaluar se avokatët e Ronaldos kishin bërë ‘detyrat e tyre të shtëpisë’ për Mayorga-n dhe e dinin se reja ishte “e cenueshme ndaj një individi shumë të fuqishëm dhe se ajo kishte frikë nga publiciteti”.

Related posts

PAMJE TË RËNDA/ Shikoni PËRLESHJEN masive midis tifozëve në “klasiken” e… (VIDEO)

Isa.Autor

ARSENAL NDODHEN NË KRIZË TOTALE NË PREMIER/ Trajneri i ekipit lufton për mbijetesë: Duhet t’i zhysim poshtë…

Delo.autor

REI MANAJ NË TELASHE/ Hajdutët i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment