Futboll

Bomberë, talente dhe surpriza, ja ana pozitive e medaljes në Kategorinë Superiore

Për fat të mirë, fut bolli vendas nuk ka vetëm aspekte negative, të papëlqyeshme dhe pse jo të urryeshme. Deri më tani, në Superiore janë vënë re edhe surpriza pozitive. “Panorama Sport” sjell disa prej tyre.

Që nga Kamza, e ardhur nga Kategoria e Parë dhe që tani e gjen veten të pozicionuar në zonën e Europës, tek talentet Abazaj-Bregu, dora e trajnerëve shqiptarë, tentativat e skuadrave për të pasur një projekt fitues në të dyja kompeticionet apo pse jo edhe lojtarë si Guri e Shkurtaj, që kanë ditur të rrëmbejnë spaletat e bomberëve në udhëheqje të skuadrave të tyre…

Guri-Shkurtaj është dyshja që deri më tani ka shpërthyer. Dy lojtarë potent që u janë gjendur ekipeve të tyre në ndihmë duke i udhëhequr drejt triumfeve në ndeshje të caktuara.

E rikthyer në skenën e Superiores si protagoniste, kjo skuadër përbën një fenomen më vete këtë edicion. Një projekt i veçantë që në start me trajnerin-menaxher.

Së fundmi disa luhatje në rezultat, por Flamurtari është fenomen për suksesin e deritanishëm, për stadiumin që po mbushet vazhdimisht, pavarësisht se kush është skuadra kundërshtare e vendit të parë apo Lushnja që mbyll klasifikimin. Është në katërshen e Kupës së Shqipërisë dhe po lufton për vendet e para të renditjes…

Gjithmonë protagonist! Në fillim, pati një lloj ftohjeje, qoftë mediatike, por edhe personale me trajnerin Duro, por tashmë është situatë tjetër. Kritika, deklarata thumbuese dhe shpesh mospëlqim respektiv të vendimeve të njëri-tjetrit… Danilo Alvesh u tha STOP të gjithave dhe tashmë është në fushë si protagonist.

Sigurisht, i vetëm nuk mund të bëjë shumë, por prej javësh është shndërruar në një prej besnikëve të trajnerit që u përgjigjet skemave të kërkuara. Shpesh jep grintë dhe motivim të mjaftueshëm për të gjithë të tjerët.

Në vitet e fundit, tendenca e klubeve ka qenë për të afruar teknikë të huaj. Trajnerë nga kombësi të ndryshme me premtime të mëdha, por në fund, dora e trajningut shqiptar ka “zgjidhur hallet”. Trajnerët shqiptarë kanë qenë më të suksesshmit në këtë edicion të Superiores.

Luftëtari është jo vetëm skuadra e mrekullive, lojërave të bukura dhe spektaklit në fushë, por edhe ekipi që numëron dhjetë ndeshje radhazi pa humbje në Superiore.

Mungesa e golit në një apo dy ndeshje, bën që të vendosen përballë kritikave, por talenti dhe vlerat e shfaqura, sidomos këtë edicion, i bëjnë ata që të jenë një mrekulli e futbollit shqiptar në prodhimtarinë e talenteve.

KAMZA: Ekipi që erdhi nga Kategoria e parë, nuk mund të quhet tjetër veçse surprizë. Ekipi që ka arritur të vendoset mes skuadrave në zonën e Europës, pavarësisht se deklarohet nga brenda se do të kërkojë vetëm mbijetesën.

Related posts

Njeriu më i shpejtë i planetit mendon se City ka pasur shumë fat në Premier League

Sadik.Autor

U BLE PËR 38 MILIONË EURO/ Por Napoli e ka “kalbur” në stol, Simeone kërkon ta ringjallë!

Delo.autor

MAGUIRE BËHET VIRAL NË RRJET/ Shikoni gafën e mbrojtësit kundër Sevillas në Europa League (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment