Futboll Seria A

Candreva për ecurinë e Milanit: Nuk na intereson, Interi ka rrugën e vet

Candreva për ecurinë e Milanit: Nuk na intereson, Interi ka rrugën e vet
Mesfushori i Interit, Antonio Candreva, pas barazimit pa gola ndaj Napolit ka thënë se skuadra e tij ka kualitete, por vetëm se duhet t’i tregojë ato.

Italiani nuk dashur të komentojë ecurinë e mirë të Milanit pasi sipas tij nuk është e rëndësishme për zikaltrit.

“Spalletti tha se si skuadër keni mungesë kualitetesh? Ai e ka thënë që të na nxisë. Ne e dimë që kemi kualitete, por ne duhet gjithmonë ta tregojmë”, ka thënë Candreva për Premium Sport.

“Ka pak pendim sepse barazuam ndaj një skuadre të mirë, por ne kishim shanse, vetëm se nuk i shfrytëzuam”.

“A është rikthyer Milani në garë për një vend në Ligën e Kampionëve? Nuk është e rëndësishme kjo për ne, jemi në rrugën tonë”.

“Arritja e Ligës së Kampionëve varet vetëm nga ajo që ne bëjmë”, ka shtuar italiani.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është kundër Sampdorias.

Related posts

Guardiola sulmon Chelsean dhe Unitedin: Nuk e duan VAR-in

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Gjithçka për të parë Celtic-un, tifozi mbyllet në banjë për 2 orë pa biletë dhe…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ I rekomandoi të mos rinovonte me Messin, “tradhtari” i Barcelonës ishte… Pique

Delo.autor

Leave a Comment