Futboll

Carlo Ancelotti: Ende nuk kam vendosur për Italinë

Ancelotti ka bërë të ditur se në qershor do të vendosë nëse do të drejtojë Kombëtaren e Italisë apo do të vazhdojë aventurën te ndonjë klub në Premierligë, Serie A apo ndonjë lig tjetër.

Carlo Ancelotti, ish trajneri i Real Madridit, Chelseat, Milanit e Paris Saint-Germainit, vazhdon të jetë i papunë që nga fundi i vitit të kaluar, pas shkarkimit nga Bayern Munichu.

Ai është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Italisë, Kombëtare e cila nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi.

Por, Ancelotti ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë, ai ditë më parë tha se preferon që të stërvit skuadër çdo ditë, diçka që nuk mund ta bëjë me Kombëtare.

“Ju lutem mos më pyesni për Kombëtaren”, tha Ancelotti për “La Gazzetta dello Sport”.

“Nuk kam vendosur ende asgjë. Do të shohim në qershor”.

Related posts

PAS PARALAJMËRIMIT NGA DISIPLINA/ Reagon klubi i Vllaznisë: Pasojat do jenë të rënda për klubin, kërkojmë mirëkuptimin e…

Delo.autor

HIJA E LARGIMIT NGA BARCELONA QËNDRON ENDE/ Dembele i shkel syrin Chelseat: Tuchel është një nga të preferuarit e mi

Delo.autor

“KOÇO ËSHTË BËRË PISHMAN QË U FUT NË SUPERIORE”/ Fidel Ylli: Ja pse ai duhej të ngrihej kundër presidentëve të tjerë

Delo.autor

Leave a Comment