Futboll

Zidane komenton shortin: Do të kisha dashur ta shmangia Juventusin…

Zinedine Zidane vlerësoi shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, që solli një konfrontim të të tijve me Juventusin, një ekip që francezi e njeh shumë mirë, sepse ka një të kaluar të artë me bardhezinjtë italianë. “E shoh një ballafaqim të fortë, ashtu si vitin e kaluar. Juventusi është një ekip konkurrues.

Do të jetë e vështirë. Shanset janë 50% me 50%. Ne do të shohim pas ndeshjes së parë. Juventusi ishte një klub i rëndësishëm për karrierën time. Do të kisha dashur ta shmangia Juven, por shorti na ka çuar atje. Do të përqëndrohem në këtë përballje dhe do të lë anash atë që kam jetuar atje”, – tha Zidane.
Francezi foli për shortin dhe fatin, që njerëzit thonë se Real Madridi ka nga goglat, të paktën deri në çerekfinale të Champions-it. “Nuk kam menduar kurrë për gogla të nxehta apo të ftohta. As para, as tani. Por, në këtë pikë, në Ligën e Kampionëve, të gjithë rivalët janë të fortë”, – tha trajneri i Real Madridit.

Related posts

ÇFARË PO NDODH ME REALIN/ Perez refuzohet edhe nga “krijesa” e tij

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nis aventurë të re, Paratici akord me klubin e madh të Premier League…

Delo.autor

MBROJTËSI BRAZILIAN TRADHËTON CHELSEAN/ David Luiz kërkon transferimin tek rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment