Futboll

Carlo Ancelotti i hapur për Kombëtaren: S’është hipotezë e largët

Për Carlo Ancelottin stoli i Kombëtares Italiane të Futbollit është një opsion të cilin nuk e projekton të largët, duke u shfaqur i hapur ndaj një mundësie të tillë.

“Nuk është një hipotezë e largët ajo e stolit të përfaqësueses edhe pse mund të them se është ende shumë herët për të thënë fjalën e fundit. Ishte i drejtë vendimi për t’i dhënë kohën e duhur të rrimerte veten, ndërsa Di Biaggios për të treguar aftësitë e tij. Personalisht jam i hapur ndaj një hipoteze të tillë, por hapat duhen hedhur një e nga një. Gjithashtu mund të them se duke e njohur personalisht Buffonin do të më çudiste më shumë fakti nëse ai do të hiqte dorë sesa fakti që do të vijojë të luajë. Teksa e dëgjoj kur flet, jam i bindur se është më i motivuar se kurrë për të vijuar edhe për disa kohë misionin e tij në fushë.

Njëherazi ish tekniku i Juventusit, Milanit Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut foli edhe për sistemin e teknologjisë VAR.

“Mendoj se VAR-i duhet aplikuar gjerësisht në futboll. Për ata që kanë ende dyshime mund të them se është krejt normale, pasi është diçka e re dhe kërkon kohën vët për të fituar besueshmëri. VAR-i është në të mirën e futbollit, është një ndihmë e madhe që eviton polemikat që mund të krijohen. Ndërkohë, lidhur me kampionatin mendoj se tashmë Juventus bëri një hap të rëndësishëm përpara në një moment vendmitar. Sa i takon Napolit, askush nuk mund të mohojë faktin se është një skuadër me identitet e që mund të zhvillojë një lojë brilante.

Më pas një opionin shkoi dhe për Milanin e tij, për të cilin Ancelotti u shpreh i lumtur që më në fund Gattuso arriti të risillte harmoninë dhe sintoninë në grup.

Gattuso i dha kësaj organike arsyen për të besuar, objektivat, motivacionin për t’i arritur ato, sigurinë dhe besimin. 

Ancelotti  mbyll fjalën e tij me shrehjen se në futboll gjithçka është e mundur, duke rritur pritshmëritë për ta parë atë në stolin e kaltërve.

Related posts

SKANDAL I TIFOZËVE TË PARTIZANIT/ Sherr me fotografin e Flamurtarit dhe Ribajn

Delo.autor

U ZYRTARIZUA NGA ASTANA/ Mbrojtësi Bitri: Aventurë super me Partizanin, tani kap majat

Delo.autor

Simeone: Nëse Messi do të kishte veshur fanellën e Atletico-s do të kishim fituar

Q.Autor

Leave a Comment