Futboll

De Bruyne i lodhur nga krahasimi me Messin dhe Ronaldon: Nëse unë shënoj 10 gola, ata 100

De Bruyne nuk do që të krahasohet me Messin dhe Ronaldon.

Trajneri i Manchester CIty, Pep Guardiola, vazhdimisht këtë sezon e ka lavdëruar mesfushorin, Kevin De Bruyne, shpesh herë duke thënë se ka kualitete si të Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Tashmë, mediat vazhdimisht e krahasojnë belgun me argjentinasin dhe portugezin, por De Bruyne, që ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 18 asiste këtë sezon, nuk dëshiron që të krahasohet me 10 herë fituesit e Topit të Artë.

“Është e pamundshme që të më krahasoni me ata. Pozicioni ynë është krejtësisht i ndryshëm”, u shpreh De Bruyne.

“Ata luajnë me thellë në fushë dhe shënojnë shumë më shumë se unë”.

“Nëse unë shënoj 10 në sezon, ata realizojnë 100. Por, unë kam obligime tjera, bëj gjëra tjera në fushë”, shtoi mes tjerash De Bruyne. /Gazeta Express/

Related posts

KTHEHET NGA DËMTIMI/ Valon Berisha kryen vizitat mjekësore te Lazio

Delo.autor

Kastrioti-Skënderbeu/ Zhbllokohet sfida, Demte realizon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Mourinho vendos largimin e sulmuesit, por të gjithë duan ta marrin…

Sadik.Autor

Leave a Comment