Futboll Sport

Mourinho akuzon Ramos: E goditi qëllimisht Messi-n dhe motivi është i qartë

Tashmë në cilësinë e opinionistit, ish-trajneri ndër të tjerëve edhe i Los Blancos, Jose Mourinho, gjatë komentimit të El Clasico, të përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të katalanasve, deklaroi se përplasja mes yllit të Barças, Lionel Messi dhe kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos ishte e qëllimtë dhe e realizuar nga mbrojtësi për të provokuar reagimin e skuadrës së tij.

“Mendoj se në pjesën e parë, të dyja skuadrat, kur kishin topin, nuk e kanë dëmtuar shumë kundërshtarin. Nuk kishte intensitet në veprimet mbrojtëse, me të gjithë që luajtën në bllok mesatarisht të ulët”, komentoi trajneri portugez.

“Nuk ekzistonte temperamenti i derbit, ose i një El Clasico që vendos titullin. Mendoj se veprimi i Sergio Ramos erdhi nga një futbollist që di shumë mirë se loja duhet të ndryshojë. Me siguri, ai e bëri me qëllim që të krijojë një temperament tjetër për pjesën e dytë, sepse deri në ato momente ndeshja ishte shumë e butë”, deklaroi Mourinho.

Related posts

BAJRAMI I SHKAKTOI HUMBJE/ Por Allegri nuk e bën dramë: E merituam, duhet reagim

F.autor

E do e gjithë Evropa, Leipzig zbulon çmimin e Timo Werner

Sadik.Autor

NË TË KALUARËN ISHIN BASHKË/ Ylli i Milanit dëshiron që të bashkohet me Sarrin në…

Delo.autor

Leave a Comment