Futboll La Liga

Cicinho: Kur isha te Real Madrid pija deri sa më binte të fikët

Ish-lojtari i Roma-s Cícero João de Cézare ndryshe Cicinho ka rrëfyer problemet e tij me alkoolin gjatë periudhës kur aktivizohej me fanelën e Real Madrid-it.

Të luash te Merengues duhet të jetë momenti më i mirë i karrierës së një futbolisti, por për Cicinho-n kjo eksperiencë ka qenë një dramë e vërtetë. Kjo për faktin se ish-mbrojtësi i verdhekuqve ka qenë viktimë e problemeve me alkoolin: “Kur mbërrita te Real Madrid-i situata më doli nga duart. Pija deri sa më binte të fikët.

Isha një i alkoolizuar sepse nuk më mjaftonte vetëm një birrë. Pija shumë, gjithë ditën dhe natën. Ka ndodhur që të më pikaste edhe ndonjë gazetar”,tregoi për Cicinho për “Fox Sports”.

Ish-mbrojtësi i Los Blancos ka folur edhe për tatuazhet që ka bërë në atë periudhë. “Kur i shikoj sot ndihem në siklet. I kam bërë i ndikuar nga alkooli, mendoja se do të më sillnin paqe por nuk ndodhi kështu. 

Një eksperiencë e hidhur të cilën braziliani nuk ia uron askujt: “Këto gjëra nuk kurojnë asnjë lloj depresioni, përkundrazi e përkeqësojnë. Gjithçka të duket e tmerrshme dhe alkooli nuk ndihmon aspak”. Cicinho ka luajtur për Real Madrid-in nga 2005 deri më  2007-ën përpara se të transferohej te Roma. 37-vjeçari luan aktualisht me ekipin e Brasiliense në Brazil.

Related posts

Shumë lojtarë do t’iu skadojnë kontratat me skuadrat e tyre përkatëse në fund të këtij sezoni.

Sadik.Autor

HIGUAIN LARGOHET NGA “STAMFORD BRIDGE”/ Chelsean e braktisin edhe 4 lojtarë të tjerë, ja arsyeja

Delo.autor

VENTSPILS-TEUTA/ Vendasit “shkatërrojnë” ekipin e Shkëmbit, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment