Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Pasaporta problem për Suarez, lëvizja drejt Juventus mund të dështojë

Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona drejt Juventusit. Sulmuesi nuk është më pjesë e planeve të teknikut Ronald Koeman që ja ka shprehur hapur diçka të tillë. Numri një i stolit ka folur me të dhe ia ka bërë të qartë të kërkoj ekip.

Juventusi ka trokitur në derë dhe e sheh si zëvendësuesin e denjë të Gonzalo Higuainit. Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur, ndërsa tani mbetet fare pak që klubet të dakordësohen mes tyre.

Gazzetta dello Sport nga krahu tjetër shkruan se një problem tjetër është fakti që Suarez nuk ka pasaportë europiane. Martesa e tij me italianten Sofia Balbi mjaftonte për t’u konsideruar si një futbollist europian, në Spanjë, por Italia ka rregulla të reja. Juvja nuk do që Suarez të jetë një nga 3 lojtarët jo europian të saj, prandaj marrëveshja po vonohet.

Related posts

Igli Tare nuk ndalet, sjell te Lazio mesfushorin e Juventusit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Tottenham i vendos bllokadë Manchester City dhe Guardiola-s: Harry Kane e merrni vetëm kështu

Delo.autor

MOMENTI I ARRESTIT KARDIAK TË ERIKSEN/ Rrëfen arbitri i sfidës Danimarkë-Finlandë: Ja kush ishin heronjtë e vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment