Futboll

Idrizi: Likën e mbajta me bukë kur ishte i dënuar, ja e vërteta e pretendimeve për hotelin në Slloveni

 

Sinan Idrizi nuk men don se ndaj Flamurtarit ka një plan që kërkon ta dëmtojë, por njerëz të veçantë, të cilët i ka cilësuar si të pacipë. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori Idrizi deklaroi se arbitra të veçantë e kanë gjykuar Flamurtarin me tendencë, por ai tha se duhet të shikohet edhe çfarë nuk ka shkuar në ekip.

 

“Nuk besoj se ka të bëjë me hakmarrje ndaj Flamurtarit situata më e fundit, edhe nga gjykimi. Ka njerëz të pacipë, që fyejnë veten e tyre, në radhë të parë, me këtë që bëjnë. Rastin e fundit me apo pa të drejtë, e kontestuan. Mua nuk më duket një e tillë, nëse është, atëherë do të marrim masat tona.

Plan kundër Flamurtarit? Unë nuk besoj, por nëse ka, unë sfidoj çdo njeri. Ajo e Laçit ishte skandal dhe unë i thashë gjyqtarit, që pensionin tënd nuk ta bëjmë hallall. Ai nuk e di çfarë është hallalli, se është grupi i qafirëve. Unë e pata thënë, problemet e gjyqtarëve është një gjë, si dhe ato që nuk shkojnë në ekip, është gjë tjetër. Ju doni të dini çfarë nuk shkon te Flamurtari?

Kryetari i bashkisë tha që falënderon kompanitë turke, që kanë 4 vite që na kursejnë 700 milionë lekë të vjetra. Ne duhet të merremi me anën teknike të ekipit dhe jo me historinë që paguhen apo jo lojtarët. Nuk duhet të kryqëzojmë njeri. Ky ekip dhe ky trajner na çoi në vend të dytë.

 

Janë disa faktorë në ekip. Ndoshta ekipin e morën ‘mësysh’, ose ne e kemi kuotuar keq ekipin në bursë. Unë nuk e di që e kemi kuotuar keq. Unë nuk jam te skeptikët, si ata që thonë se ekipi u kuotua keq në bursë, pasi kaq i ka vlerat. Ndoshta është ngërç psikologjik, siç thotë një trajner i madh shqiptar”, tha Idrizi.

PARTIZANI DHE OBJEKTIVI- Idrizi shpreson që ekipi të bëjë maksimumin në ndeshjen me Partizanin. “Unë nuk kam mik vetëm presidentin Demi, por miq i kam të gjithë. Pas ndeshjes me Laçin, ishte një drekë e këndshme që na ofroi presidenti i Laçit. Po ashtu, edhe presidentin e Kamzës e kam mik. Ju doni rezultat në kokë me Partizanin, por unë nuk të jap dot. Inshallah bëjnë më të mirën”, tha Idrizi.

flamurtari

Administratori deklaroi se nuk e vendos ekipin në presion, por tifozët kërkojnë Kupat e Europës. “Unë nuk e shtrëngoj ekipin për asgjë, por qyteti dhe tifozët duan pjesëmarrjen në Europë. Vlora kërkon që ekipi i tyre të marrë pjesë në Kupat e Europës”, deklaroi Idrizi.

REAGIMI- Sinan Idrizi reagon edhe për çështjen e hotelit në Solloveni, ku sipas kompanisë “B4 Sport”, Flamurtari nuk ka paguar detyrimin. “U bëj thirrje injorantëve shqiptarë, që flasin për 30 mijë euro, që nuk dinë shkrim e këndim. Ndërmjetësi pretendon 2 mijë e 600 euro.

Unë jam i gatshëm dhe njoh çdo detyrim, por kompania të ballafaqojë kushtet që na ofron hoteli me pesë yje që ne kërkuam dhe çfarë gjetëm atje. Dhoma në papafingo, ku katër veta ishin në një dhomë. Kjo është dashakeqësi, ordinere, nga këta plehra që abuzojnë me këtë strukturë dhe që nuk dinë as të përkthejnë”, tha Idrizi.

Ilion Lika ne stervitje me Flamurtarin

ILION LIKA- Idrizi foli edhe për çështjen që ka hapur ish-portieri Ilion Lika, ku kërkon nga Flamurtari 50 milionë lekë. Idrizi thekson se Lika kërkon lekët e periudhës kur ishte dënuar për 6 muaj nga Etika për trukim.

“Ilion Lika kërkon 50 milion lekë. Kërkohen lekët e 6 muajve që ai ishte i dënuar. Ato lekë që i ka hallall do t’i marrë. Unë e kam mbajtur me bukë dhe me gjithçka edhe pse ishte i dënuar”, tha Idrizi.

Related posts

THANË SE DOLI LAKURIQ PARA KAMERAVE/ Sportistja e njohur befason me pamjen e saj (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Toulouse – PSG

Q.Autor

NGA I HARRUARI I SOLARIT/ Isco kalon në avantazh Real Madridin e Zidane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment