Futboll La Liga

Coutinho mund të ishte i Real Madridit, ja pse nuk u realizua

Mesfushori Philippe Coutinho, që u bashkua me katalanasit në merkaton e janarit gjatë verës së kaluar mund të kishte nënshkruar me Real Madridin, nëse “Los Blancos” do të kishin pranuar ofertën e drejtuesve të Liverpool-it.

Sipas raporteve më të fundit nga “Mundo Deportivo”, Liverpool-i bëri një ofertë të bujshme prej 70 milionë eurosh plus Philippe Coutinho, në një përpjekje për të nënshkruar me Gareth Bale gjatë verës së kaluar. Në të vërtetë, ata citojnë librin “PSG: Zbulimet e një revolucioni” dhe thonë se trajneri Jürgen Klopp, ishte i etur të afronte në skuadrën e tij uellsianin, duke e ditur se ai do të humbiste gjithsesi Coutinho-n në Barcelonë.

Në libër thuhet se oferta u refuzua çuditërisht nga “Los Blancos” dhe vazhdon të thotë: “Ndryshe nga ajo që ndodhi në Barcelonë, braziliani nuk gjeneron konsensus në Madrid. Në realitet, Florentino Pérez gjithmonë mendonte për Mbappé, si PSG, kështu që shitja e Bale në Paris mund t’i kënaqë të gjithë, nëse operacioni Neymar nuk realizohet”.

Sigurisht, PSG vazhdoi të nënshkruante me Neymar dhe Mbappé, duke e lënë Madridin duar bosh. Pérez dhe kolegët e tij mund të pendohen që refuzuan ofertën e “Reds”, sidomos duke pasur parasysh faktin, se tani janë të gatshëm të shesin Bale këtë verë për shkak të problemeve të tij të dëmtimit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SEVILLAS/ Solari: Ai qëndroi 15 minuta në barelë, por bëri një pjesë të dytë fantastike

Delo.autor

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Pochettino: Neymar nuk mund të luajë në këtë moment, ja arsyeja…

Delo.autor

CLUB BRUGGE-MANCHESTER CITY/ Guardiola i beson treshes së sulmit Grealish-Foden-Mahrez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment