Basketball

CSKA Moskë e Olympiacos fitojnë pa probleme, kualifikohet edhe Fenerbahce

Skuadra e CSKA Moskë vazhdon marshimin e saj në Euroleague në basketboll për meshkuj. Pasi kanë siguruar kualifikimin dhe kryesimin, rusët shkëputen edhe më shumë nga rivalët pas fitores 101-76 ndaj Unicaja Malaga. Një përballje e dominuar nga basketbollistët vendës, me De Colo që bëri diferencën në parket, autor i 23 pikëve. Fitore të vështirë korri jashtë fushe skuadra kampione në fuqi e Euroleague, Fenerbahce, që mposhti Zalgiris Kaunas me shifrat 85-78 (Datome 16 pikë më i miri). Sukses që ngjit turqit në vendin e tretë dhe i kualifikon ata për në çerekfinalet e këtij turneu.

Pa shumë vështirësi fiton edhe ekipi i Olympiacos, që mundi 87-79 Brose Bamberg, me grekët që e kanë siguruar me kohë kualifikimin në play off. Olympiacos qëndron në vendin e dytë falë këtij suksesi, ku u dallua Spanoulis, autor i 17 pikëve. Rikthehet te fitorja skuadra e Barcelonës, që mundi 88-54 Crvena Zvezda, ndeshje e dominuar nga spanjollët, që zhvilluan takimin më ët mirë të këtij sezoni. Gjithsesi, kjo mbetet një fitore për statistikë për spanjollët, të parafundit në renditjen e Euroleague (sot u dallua Ribas me 18 pikë, më i miri në parket).

EUROLEAGUE – RAUNDI I 25-TË

Khimki Moskë – Armani Milano, 77-86

Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 81-94

Valencia – Baskonia Gasteiz, 71-81

Real Madrid – Panathinaikos, 92-75

CSKA Moskë – Unicaja Malaga, 101-76

Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 78-85

Olympiacos – Brose Bamberg, 87-79

Barcelona – Crvena Zvezda, 88-54

Renditja e Euroleague pas raundit te 25-te

Related posts

Goga Basket mposht Studentin dhe shkon në finale, duel me Tiranën për Kupën

Q.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Partnerja e Legjendës së NBA dedikim prekës: Më mungon të më thuash…

Delo.autor

Warriors tregojnë dhëmbët dhe eliminojnë Rockets, tjetër finale ndaj Cavs

Sadik.Autor

Leave a Comment