Futboll

Juventus-Milan/ Nga fusha, pankina dhe rangjet drejtuese, ja “klubi” i ish-ëve

Juventus-Milan, një duel që duke parë mbi të gjitha vrullin që kuqezinjtë kanë patur në vitin 2018, pritet të jetë një ndeshje spektakolare. Seria A rigjen një duel që fatkeqësisht për disa vite ra në hije, prandaj tifozët po e presin me padurim këtë takim.

Gjithsesi, media italiane, ka ndërtuar skuadrën më të mirë të mundshme, me lojtarë që kanë veshur fanellat e të dyja skuadrave ndër vite, një 4-3-3 ëndrrash që sheh në portë Abiatin; në mbrojtje Zambrotën, Vierkovudin, Bonuçin e De Shiljon; në mesfushë Pirlon, R.Baxhon dhe Davidsin dhe një sulm bombastik me Vierin, Inzagin dhe Ibrahimoviçin.

Por nëse thellohemi edhe më shumë, edhe në pankinat e të dyja ekipeve ka kaluar Masimiliano Alegri, trajneri aktual i bardhezinjve, apo akoma më shumë edhe në rangjet drejtuese.

Drejtori i përgjithshëm aktual i Milanit, Marko Fasone, ka qenë pjesë e Juventusit, në rolin e drejtorit të marketingut dhe përgjegjësit për stadiumin e ri bardhezi, detyrë që e mbajti mes viteve 2003-2010

Related posts

Rinovimi me Manchester Cityn, vjen reagimi i parë nga Gabriel Jesus

Q.Autor

SOT TAKIMI PËR RINOVIMIN E LAUTAROS/ Pretendohen 6 milionë euro, por klubi i…

Delo.autor

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Isa.Autor

Leave a Comment