Futboll

De Gea: Sfidë e veçantë të përballesh me Messin

David de Gea e ka mirëpritur sfidën kundër Lionel Messit në ndeshjen e së martës mbrëma mes Spanjës dhe Argjentinës.

Lionel Messi duket se e ka tejkaluar problemin me muskuj dhe është i gatshëm të paraqitet sonte kundër Spanjës, pasi mungoi në miqësoren që Argjentina e fitoi 2-0 kundër Argjentinës të premten mbrëma.

Derisa përfshirja e 30-vjeçarit vrastar mund t’ia bëjë shumë të vështirë natën De Geas, portieri i Manchester Unitedit nuk është i frikësuar aspak.

“Si portier, gjithmonë është sfidë të përballesh me Messin”, ka thënë De Gea.

“Por, ne duam që lojtarët më të mirë të dalin në fushë dhe Messi është njëri prej tyre. Është veçanti të luash kundër tij”, shtoi ai.

Related posts

DISFATA E HIDHUR/ Alegri takohet me Taren dhe drejtuesit e tjerë. Edhe agjentët e futbollistit shfaqen në selinë e Milanit

F.autor

Lewandowski dëshiron ta braktisë Bayern Munich (FOTO)

Q.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Trajneri Conte zbulon: Ja pse refuzova Romën

Delo.autor

Leave a Comment