Futboll

Ze Maria: Ju shqiptarët gaboni, karahasoni De Biazin me Panuccin

Trajneri i Tiranës, ish-lojtar i Interit në Seria A, Ze Maria, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për miqësoren e djeshme mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, e cila përfundoi me fitoren minimale të skandinavëve, por me dominim total të lojës prej tyre.

Në rolin e kolegut, por edhe të mikut të Christian Panuccit, tekniku brazilian i bardhebluve ka bërë këtë koment për çka ka parë “live” nga shkallët e “Elbasan Arena”: “Rezultati ishte jo i mirë. Unë kam qenë dje në stadium për ta parë ndeshjen, mënyrën se si Shqipëria do të luante dhe atë çfarë do të prodhonte loja.

Pashë se Norvegjia kishte një skuadër që luante mirë futboll, përballë një Shqipërie, së cilës do t’i duhet kohë për të vënë në zbatim idetë e Panuccit. Panucci është një trajner i ri, pa shumë eksperiencë. Atij do t’i duhet kohë për të transmetuar potencialin që ka te skuadra. Gabimi që bëhet këtu në Shqipëri është se krahasojnë periudhën e De Biazit me aktualen, apo edhe De Biazin si trajner me Panuccin. Të dy trajnerët kanë mënyra të ndryshme loje”.

Related posts

E FRIKSHME/ KAOS në Itali, tifozët e JUVENTUSIT futen në FUSHË për të…(VIDEO)

Isa.Autor

PAS 5 VITESH NGA TRADHËTIA/ Zbulohet e vërteta Higuain-De Laurentiis, vëllai i “Pipita” tregon pse erdhi “divorci”

Delo.autor

MALDINI MBYLL AUDICIONET/ Për sulmin e Milanit dëshiron një… kampion bote

Delo.autor

Leave a Comment