Futboll

Dëmtimi i Selmanit, mjekët e Juventusit thonë fjalën e tyre

Aktivizimi në ndeshjen me Kamzën nuk ka qenë një vendim i mirë për Gentian Selmanin, pasi ka ndjerë sërish shqetësime në këmbë prej mbingarkesës.

Portieri i Laçit mungoi në ndeshjet me Flamurtarin dhe Lushnjën dhe në vend të tij për kurbinasit luajti portieri i dytë Elton Vata. Tashmë kuksiani do të duhet të luajë edhe në tre takimet e radhës, pasi aktualisht Selmani ndodhet në Torino ku po kryen terapi në klinikën J Medical të Juventusit.

Mjekët i kanë thënë se i duhet të mos luajë të paktën 20 ditë dhe kështu trajneri Gentian Mezani duhet t’i bëjë llogaritë pa kapitenin në takimet e kampionatit me Teutën dhe Partizanin në kampionat, si dhe në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me Kukësin në shtëpi.

Më pas 20-vjeçari i Shpresave do të jetë gati për bardhezinjtë, që në kampionat kanë detyrën e vështirë të ruajnë vendin e tretë në klasifikim, pasi synohet pjesëmarrja në Kupat e Europës. Gjithashtu edhe fitimi i Kupës do të jetë një tjetër objektiv për t’u realizuar, por që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Selmani është një nga pikat e forta të skuadrës së Laçit, që me një grup të alternuar me të rinj dhe futbollistë me eksperiencë ka arritur sivjet të jetë konkurrues dhe të regjistrojë rezultate pozitive. Për ndeshjen me Teutën stafi teknik do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin Abdurrahman Fangaj, i cili në sfidën e fundit me Kamzën ishte i pezulluar me kartonë. Tashmë shkodrani është i gatshëm dhe vjen me një marsh tjetër së bashku me Kallakun, pas grumbullimin me Shqipërinë U21.

Fatmirësisht veç Selmanit pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe ka punuar e qetë gjatë këtyre ditëve në Kamzë për takimin me Teutën. Ndaj durrsakëve luhet të shtunën e 31 marsit prej orës 14:00 në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku në fazën e parë kanë barazuar 1-1 me durrsakët. Vendasit shënuan me Anel Dediç, kurse për Laçin shënoi golin e baraspeshës Ansi Nika.

Related posts

NJË TJETËR TENTATIVË/ Ofertë e re për Godin, Atletico Madrid sfidon “Zikaltërit”

Delo.autor

PO KALON NJË MOMENT TË VËSHTIRË/ Klubi i njohur i Bundesligës 20 ndeshje pa fitore, shikoni çfarë bëjnë tifozët

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Rummenigge sponsorizon ish-futbollistin e vet për trajner

Delo.autor

Leave a Comment