Boks

Fury në ring më 9 qershor, synon një rival të lehtë në rikthim

Boksieri britanik Tyson Fury pritet të rikthehet në ring më datën 9 qershor. Sipas televizionit amerikan ESPN, Fury pritet të jetë pjesë e eventit që do të ketë si protagonistë boksierët Terry Flanagan dhe Maurice Hooker, që do të përballen në “O2 Arena” të Londrës.

Ka kohë që përflitet për rikthimin në ring të boksierit britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshat e rënda, që duket se synon të duelojë sërish pas më shumë se dy vitesh e gjysmë pushim.

Fury, 25 fitore dhe asnjë humbje si profesionist, është gati për t’u rikthyer aktiv edhe pse ende nuk ka deklaruar se cili do të jetë rivali i tij.

Fury ne duelin e fundit ne ring ndaj Klitschko, ne nentor te 2015-es

29-vjeçari britanik nuk duelon që pas fitores befasuese ndaj Wladimir Klitschko, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, të cilat më pas i dorëzoi, pasi dy herë u tërhoq nga revanshi me ukrainasin për shkak të dëmtimeve dhe në fund doli pozitiv me kokainë.

Fury iu hoq licensa për boksim dhe shtoi shumë në peshë, por pas një periudhe të gjatë në stërvitje ai duket se ka rigjetur formën optimale dhe është gati për t’u rikthyer në ring. Tyson Fury pritet të zhvillojë 2-3 duele të lehta në këtë rikthim në ring para se të ketë sërish mundësinë për të dueluar për titujt kampionë bote.

Related posts

PRITET NJË DUEL “TITANËSH”/ Thurman kërcënon legjendën: Do ta shkatërroj brenda pak…

Delo.autor

COVID-19/ Boksieri Povetkin del pozitiv me koronavirus, anullohet revanshi me Whyte

Delo.autor

FURY LËSHON “BOMBËN” E RADHËS/ Projektohet ndeshja me Deontay Wilder, ja kur do të luhet super sfida

Delo.autor

Leave a Comment