Futboll

Dënimet e UEFA-s ndër vite, Skënderbeu ka precedentin më të rëndë. Ja kush e ka pësuar më keq

Ka vepruar me dorë të hekurt në dekadën e fundit, me qëllim minimizimin e fenomenit të trukimeve në disa vende të Europës. Shembulli më tipik është ai i klubit maqedonas, Pobeda, që për dy ndeshje në Kupat e Europës, që u hetuan dhe u gjetën fakte se ishin trukuar, pati një dënim prej 8 vitesh.

Fakt është se UEFA ka marrë masa pezullimi me afate të ndryshme për skuadra që janë përfshirë në manipulime ndeshjesh. Duke qenë se nga raporti i dy inspektorëve të Disiplinës dhe Etikës për Skënderbeun u kërkua një dënim ekzemplar prej 10 vitesh dhe 1 milion euro gjobë, bie në sy se në të kaluarën askush nuk ka pasur një precedent të tillë (gjithnjë nëse UEFA miraton kërkesën e inspektorëve belg dhe spanjoll).

Pjesa më e madhe e dënimeve kanë ardhur pas hetimeve të organeve policore të shteteve përkatëse, ndërsa shembulli më i rëndë deri më tani është pa diskutim klubi maqedonas, Pobeda.

6y76y

Por, UEFA është treguar e ashpër edhe me klubet turke, duke mos toleruar as emra të mëdhenj si Fenerbahçe dhe Beshiktash. Të dyja këto klube kanë pushuar nga një vit në Kupat e Europës, për shkak se janë përfshirë në ndeshje të fiksuara, ashtu si edhe Eskisehirspor dhe Sivaspor.

Edhe klube në Greqi, Ukrainë e Çeki janë pezulluar sistematikisht, ndërsa futbollistët që kanë marrë dënime përjetë janë: maltezi Kevin Samut, armenët Andranik Arsenyan e Hovhannes Avagyan dhe hungarezi Vukashin Poleksi. Ndërsa gjyqtarët Novo Paniç (boshnjak), Andranik Arsenyan (armen) dhe Oleg Oriekhov (ukrainas) janë përfshirë në manipulime dhe janë dënuar përjetë.

Related posts

U MBYLL KAMPIONATI NË PREMIER/ Vajza e Salah shënon pas ndeshjes, egjiptiani ngel i befasuar (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI PREK DHE MILANIN/ Mediat italiane raportojnë 4 raste pozitive tek “Kuqezinjtë”, ja emrat

Delo.autor

PJESA E PARE/ Partizani dhuron spektakël në Laç, por mungon goli

Sadik.Autor

Leave a Comment