Boks

Peshimet zyrtare, Joshua më “elegant” para duelit me Parker

Anthony Joshua dhe Joseph Parker kanë qenë sot pasdite ballë për ballë gjatë peshimeve zyrtare që kanë kryer në prag të duelit që do të zhvillojnë nesër në mbrëmje në Kardif, duel i vlefshëm për titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF të peshave të rënda që mbahen nga të dy boksiserët. Asnjë problem gjatë peshimeve, boksierët kanë respektuar njëri-tjetrin, madje edhe janë përshëndetur.

Joshua ka humbur ndjeshëm peshë në prag të këtij dueli krahasuar me sfidën e zhvilluar ndaj Carlos Takam tetorin e kaluar. Boksieri britanik peshonte 242.3lbs (ose 109.9 kilogramë), ndërsa Parker peshonte 136.7lbs (ose 107.3 kilogramë). Pra, Joshua ishte më “elegant” fizikisht krahasuar me sfidën e fundit, duke kapur një peshë që nuk e kishte patur që prej vitit 2014. Por edhe Parker kishte rënë disi në peshë, por jo aq shumë sa Joshua.

Joshua dhe Parker gjate peshimeve

Ndihem në formë dhe stërvitja ka shkuër shkëlqyeshëm. Siç e shihni jam më elegant fizikisht, ndaj reflekset e mia do të jenë më të mira dhe po ashtu shpejtësia ime në ring. Edhe Parker duket në formë, normale se është kampion bote, por do ta shohë formën time kur të përballet me mia nesër në mbrëmje”, u shpreh Anthony Joshua pas peshimit.

Të njëjtë gjë deklaroi edhe Parker, duke thënë se kishte punuar shumë për të qenë në formë, çka tregon se boksierët kanë taktikat e tyre për duelin e nesërm. “Jemi pranë njëri-tjetrit në peshë, çka do të thotë që Joshua e ka marrë seriozisht sfidën.Të dy do të jemi të shpejtë në ring, duke lëshuar grushte të fortë, ndaj pres një duel spektakolar. Gjithçka do të varet se cili do ta zbatojë planin e tij të lojës deri në fund. Unë kam ardhur këtu për luftë”, tha Parker.

Related posts

DUELI SPEKTAKOLAR/ WILDER paralajmëron FURYN: Jam një gladiator që NUK VDES, do të…

Isa.Autor

Mike Tyson bën parashikuesin/ Ja kush e fiton një duel mes Fury dhe Wilder

Sadik.Autor

BOKSIERI QË JETON FALAS/ Joshua, kampioni që nuk harxhon asgjë nga pasuria e tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment