Futboll Seria A Sport

“DO JETË DERBI I BUKUR, POR PARTIZANI…”/ Ibrahimi: Me Dajën e marrin titullin

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Labinot Ibrahimi, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku ka treguar eksperiencën e tij si futbollist i të kuqve, momentet më të mira, parashikoi një fitore të “demave” në derbi dhe i thuri elozhe trajnerit Daja.

Keni luajtur për gjashtë sezone me fanellën e Partizanit. Si do ta përshkruanit eksperiencën tuaj si “dem i kuq”?
Kam kaluar një periudhë jashtëzakonisht shumë të mirë me Partizanin dhe me të vërtetë kam kaluar shumë mirë. Jam ndier si në shtëpinë time në një ambient të mrekullueshëm, me sfida të ndryshme me plot të mira dhe të këqijat e veta. U ndërruan shumë trajnerë, shumë lojtarë, por unë isha aty për 6 sezone si “dem i kuq”.
Partizani i këtij sezoni duket shumë solid nën urdhrat e trajnerit Daja. Mendoni se do të shkojë larg kjo skuadër?
Me ardhjen e trajnerit Daja, ekipi sikur ka fituar besim dhe po luan mirë. Duke njohur Dajën dhe punën që ka bërë nëpër ekipe të ndryshme, besoj se do të arrijë shumë, pse jo, edhe fitimin e titullit.
derbi-kryeqytet-tirane
Të premten, ndeshja derbi kundër Tiranës. Mendoni se Partizani do të triumfojë në këtë takim dhe të vazhdojë ecurinë pozitive?
Do të jetë një derbi i bukur në fushë, por mungesa e tifozëve do të ndihet. Nuk ka atmosferën e duhur një ndeshje derbi pa tifozë. Normalisht, Partizani ka një ecuri shumë të mirë deri më tani, ka bërë gjëra të mira dhe ka arritur rezultate. Me qetësinë e duhur, kam besim se Partizani do të triumfojë në derbi.

Ishit pjesë e skuadrës kampione në sezonin 2018- ’19. Mendoni se Partizani e ka stofin ta fitojë titullin kampion këtë sezon?
Ai vit ishte i mrekullueshëm dhe që nuk do të harrohet për mua dhe për shumë tifozë të Partizanit. Fitimi i titullit kampion pas 26 vitesh ishte një arritje e madhe. Kishim një trajner shumë të mirë, me karakter, siç ishte profesor Gega. Pastaj kishim grupin shumë të mirë, harmonia brenda ekipit ishte e jashtëzakonshme. Luftonim për njëri-tjetrin, e ndihmonim njëri-tjetrin, vraponim pa pushim. Normale që nuk duhen harruar edhe “Guerrils”, që ishin aty në çdo sfidë ku luanim ne, si brenda në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Për ne, ata ishin lojtari i 12- të dhe zemra e ekipit fitues. Sa i përket këtij Partizani, unë mendoj që është herët për të thënë nëse mund ta fitojë titullin, pasi tani sapo ka filluar kampionati dhe duke parë edhe ekipet tjera, janë aty-aty. Mendoj që nuk është i paarritshëm titulli kampion.

Related posts

TORINO-MILAN/ Gatusso synon fitoren për t’u rikthyer në vendin e katërt në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndërpreu bashkëpunimin me Teutën, portieri firmos në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Cannavaro flet nga Kina: Këtu jeta është rikthyer, e kemi një rrugë për të kaluar këtë pandemi

Delo.autor

Leave a Comment