Futboll

‘Dopieta’ e Gurit dhe rrjeta e Shkodrës, Kukësi ‘përmbys’ Teutën

Kukësi 3-1 Teuta

45+4′, 66′ Guri, 62′ SWhkodra / 16′ Bilali

Minutë pas minute

62’ GOOOL Shkodra realizon një super gol, pasi shërbehet nga Guri, dhe Donjeti nga jashtë zonës godet dhe ccon topin në në trekëndësh.

50’ Karton i kuq për Alhasan dhe Idrizin në Kukës, për xheste antisportive, ndërsa edhe të verdhë për Bilalin e Musollin.

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në formacione.

45+4’ GOOOL Guri shënon me kokë, pas një harkimi nga goditja e dënimit nga ana e Shkodrës.

45+1’ Moçka bën heroin, teksa ndal një gjuajtje të Gurit.

45′ 3 minuta shtesë në Kukës për pjesën e parë.

45′ Lajthia shkakton faull ndaj Kale, dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

44’ Çyrbja dhe Rrumbullaku përplasen kokë më kokë teksa të dy kërkojnë të zotërojnë një top të gjatë.

42’ Karton i verdhë nga arbitri për Gurin, për protesta.

39’ Çyrbja nga krahu i djathtë, spostohet në qendër dhe godet drejt zonës, por Rrumbullaku ndal topin që shkonte drejt portës.

35’ Harkim në zonën e Teutës, Guri përpiqet me kokë por nuk arrin topin, dhe pretendon për një mbajtje dhe penallti.

27’ Krosim i lartë i Shkallës, që shkon drejt portës së Koliçit, shumë pranë traut të portës.

16’ GOOOL Bilali shënon me këmbë, pas një krosimi të Çyrbjas në zonën e Kukësit.

15’ Karton i verdhë për Hilan, për një reagim të pasjellshëm ndaj gjyqtarit.

5’ Guri merr një pasim të mirë nga Shkodra, dhe del përballë Moçkës, por ky i fundit mbyll shpejt me këmbë.

1′ Nis ndeshja në “Zeqir Ymeri”/ panorama sport

Në “Zeqir Ymeri” Kukësi do të presë sot Teutën për të diskutuar sfidën e javës së 24 të Superligës. Dy skuadrat vijnë me objektiva të ndryshme por synimi është i njëjtë, fitorja.

Skuadra e Pacult pas fitore kundër Lushnjës kërkon të vijojë serinë e fitoreve për të konsoliduar vendin e dytë, ndërsa Teuta pas atij barazimi në ekstrem me Partizanin kërkon triumfin për të ndalë nga zona e ftohtë e renditjes ku ndodhet.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Alla, Idrizi, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri

Trajner: Pacult

Teuta: Moçka, Alhasan, Bilali, Shkalla, Beqja, Gjeorgjevski, Lajthia, Hila, Çyrbja, Dediç, Latif

Trajner: Begeja

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Operacioni “fshesa” tek Barcelona, 8 lojtarët drejt largimit nga “Katalanasit”

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Halili “hap thesin” për derbin, ja premioja e majme për triumfin ndaj “Demave”…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Sulmuesi Milik ndëshkon Genk me një “PERLË” dhe i afrohet kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment