Të tjera

Surpriza Dressen fiton garën e zbritjes së lirë në pistën e Kvitfjell

Skiatori gjerman Thomas Dressen fitoi sotn garën e zbritjes së lirë për meshkuj e vlefshme për Kupën e Botës, zhvilluar në pistën norvegjeze të Kvitfjell. Ky është suksesi i dytë në karrierë për Dressen, që befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, duke qenë më i shpejti në pistë dhe në përfundim të dy zbritjeve dha kohën e përgjithsjhme 1’49”17. Në vendin e dytë u klasifikua skiatori zviceran Beat Feuz, ndërsa jnë të tretin ai norvegjez Aksel Svindal.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës për meshkuj, kur duhen edhe 5 gara që të mbyllet sezoni 2017-2018, në krye të saj ndodhet skiatori austriak Marcel Hirscher, në kuotën e 1,494 pikëve, që sot nuk garoi. Ndërsa në vendin e dytë ndodhet norvegjezi Henrik Kristoffersen, me 1,205 pikë, duke e lënë të hapur garën për titullin kampion të këtij sezoni.

Related posts

Pista Olimpike e Fluturimeve, nga më të bukurat dhe të veçantat në botë (FOTO)

Sadik.Autor

Federer e Djokovic bëjnë detyrën, avanciojnë në raundin e tretë të US Open

Isa.Autor

Mercedes kundër Verstappen: Nuk e kemi kërkuar kurrë!

Q.Autor

Leave a Comment