Të tjera

Dopingu, Froome rrezikon praninë në “Tour de France”

Tri muaj kanë kaluar nga dita kur Chris Froome rezultoi pozitiv në testet antidoping, me substancën “salbutamol” në “Vuelta a España” vitin e kaluar, por pavarësisht hetimeve të kryera, asnjë nga organizatorët e garave çiklistike nuk e ka ndaluar britanikun që të marrë pjesë në kompeticionet e kësaj disipline sportive.

Ata që po e planifikojnë marrjen e kësaj mase janë pikërisht organizatorët e “Tour de France”, lajm që bëhet i ditur nga “Press Association”, që thekson se Froome nuk do të lejohët të garojë në ngjarjen më të rëndësishme çiklistike të vitit, nëse nuk e zgjidh përfundimisht çështjen e tij të dopingut, edhe pse “Team Sky” e kërkon praninë e tij.

Organizatorët e “Tour de France” e morën parasysh mundësinë e përjashtimit të Froome nga ky kompeticion, pas deklaratës së presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, David lappartient, i cili pranoi se çështja e britanikut nuk do të mund të zgjidhet përpara fillimit të “Giro d’Italia”, një tjetër objektiv i rëndësishëm i Froome.

Këtë vit Froome mori pjesë në “Xhiron e Andaluzisë” dhe në “Tirreno-Adriatico”, ndërkohë që ditën e mërkurë bëri të ditur se është regjistruar për të marrë pjesë në “Turin e Alpeve”, që do të zhvillohet më 16-20 prill, gjë që do të thotë se Froome po përgatitet seriozisht për të garuar në “Giro d’Italia”, pavarësisht hetimeve që po kryhen mbi të.

Related posts

NUK ARRITI TË TRIUMFOJË NË “WIMBLEDON”/ Ja statistikat dominuese të Federer ndaj Djokovic

Delo.autor

KAOSI NË FEDERATËN BOTËRORE TË PESHËNGRITJES/ Masllavica sulmon Gjozën: Duan ta rikthejnë shtangën në…

Delo.autor

FORMULA 1/ Aston Martin konfirmon 4 herë kampionin e botës edhe për vitin 2022

Delo.autor

Leave a Comment