Futboll

Juventusi shfaq interes për Matteo Darmianin

“Zonja e Vjetër” do Darmianin, e jo Bellerinin.

Juventusi është duke shikuar për një mbrojtës të djathtë. Objektivi kryesor duket të jetë mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Matteo Darmian, e jo Hector Bellerini i Arsenalit.

Goal mëson nga burime të sigurta se “Zonja e Vjetër” do të tentojë t’ia marrë 28 vjeçarin gjatë verës “Djajve të Kuq”, i cili është lënë në harresë nga Jose Mourinho.

Darmian u transferua në Angli nga Torino në vitin 2015.

Ai luajti më shumë në sezonin e parë, por gjërat u vështirësuan me Mourinhon në sezonin e dytë të italianit në “Old Trafford”, ndërsa këtë edicion ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premierligë, 13 në të gjitha garat dhe pikërisht për këtë 28 vjeçari gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq” për t’iu bashkuar Juventusit.

Related posts

“TIRANA ËSHTË MË E FORTË SE NJË VIT MË PARË”/ Agustin Kola: Derbi ndeshja e sezonit, ja kush e vendos

Delo.autor

“KAM VETËM PLANIN “A” ME PARTIZANIN”/ Ilir Daja: Po eksperimentoj për të marrë sa më shumë informacion

Delo.autor

INTER NË GARË ME ATLETICON/ Diego Simeone “presion” Contes për mbrojtësin spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment