Futboll

Laçi-Kamza/ Starton pjesa e dytë, vendasit në kërkim të fitores

Laçi dhe Kamza do të kërkojnë fitoren në ndeshjen e javës së 26-të të Kategorisë Superiore. Kurbinasit vijnë në këtë takim me moral tepër të lartë, pasi kanë regjistruar 2 fitore në 2 takimet e fundit, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Ndeshja

 

Nga ana tjetër Kamza e Ndreut nuk po kalon moment të mira në ndeshjet e fundit, dhe i duhet të sigurojë si fillim mbijetesën, më pas për të hedhur vështrimin pse jo nga Europa. Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për kryeqytetasit në përcaktimin e objektivave.

LAÇI-KAMZA 0-0

63′ Mundësi e mirë për Kamzën pas krosimit të Plakut, por Rezi është zënë në pozicion jashtë loje.

59′ Zëvendësim te Kamza, largohet Ymeraj, vendin e tij e zë, Argjen Malaj.

58′ Stefan Raçiç, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Gjonit.

46′ Starton pjesa e dytë, Laçi bën zëvendësimin e parë, largohet Lushkja, vendin e tij e ze Kallaku.

Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Kamza 0-0. 

45′ Sebino Plaku i rrëmben topin Nikës dhe provon të befasojë portieri kundështar me një gjuatje, por topi u devijua nga mbrojtja.

37′ Ymeraj provon të befasoj me një parabël, por topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Nika fiton dyluftimin e shpejtësisë me Fukuin në të djathtë dhe kroson në zonë, por pret portieri Avdyli.

22′ Rifillon takimi në Laç.

19′ Trajneri Ramadan Ndreu tërheq skuadrën, dhe pretendon pë gjykim të njëanshëm.

18′ Tension në Laç, Erlis Frashëri ndëshkohet me karton të kuq për protesta.

 

17′ Tjetër karton i verdhë për Çukoviç, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Uzunit.

15′ Karton i verdhë për Bruno Arrabal, i cili bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

11′ Rasti i dytë i rrezikshëm për Kamzën. Sebino Plaku provon me një gjuatje nga jashtë zonës, por topi ndalet nga traversa.

8′ Pranë golit Kamza me anë të Masato Fukuit, gjuajtja me kokë e mesfushorit është ndalur në mënyre mjeshtërore nga portieri Selmani.

 

6′ Mundësi mjaft e mirë për Laçin, pas krosimit të Uzunit, Lulaj i vetë brenda zonës nuk ka arritur të devijojë topin drejt rrjetës.

1′ Ka nisur takimi në “Laç”, Kamza luan topin e parë nga qendra.

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqai, Gjoni, Sefgjinaj, Lulaj, Lushkja, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Related posts

ISHTE NË HUAZIM/ Klubi spanjoll zyrtarizon afrimin e mesfushorit nga Milan

Delo.autor

Bayern Munich me imazh të ri për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Mbyllet pjesa e parë: SHKËNDIJA humbet pa fund, Rosenborgu mbrohet mirë

Isa.Autor

Leave a Comment