Futboll

Morata shpëton për mrekulli pa u “skuqur”

Alvaro Morata është duke kaluar një periudhë të keqe. Dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Sulmuesi spanjoll u fut në fushë në fund të takimit dhe vetëm pas disa momenteve ai ndëshkohet me karton të verdhë pas një zënke me një nga lojtarët e Palace. Pas të verdhit duartroket kryesori, diçka që mund t’i kishte kushtuar shumë.

Por kjo nuk ishte asgjë. Pak sekonda përpara se të përfundonte ndeshja Zappacosta po mbronte topin te flamuri i këndit, arbitri anësor sinjalizon se dobia ka kaluar vijën fundore por Morata duket qartë se nuk është dakord. Ai i afrohet asistentit dhe i hedh në tokë flamurin. Se si ka shpëtuar pa u ndëshkuar me të verdhin e dytë, është e pabesueshme.

Gjithsesi ai ka marrë kartonin e 10-të të verdhë dhe do të mungojë i pezulluar në dy ndeshjet e radhës.

Related posts

ELEMINIMI/ “ARBITËR HAJDUT”: Ja si presidentit të MILANIT I PËRLANË mijëra euron

Isa.Autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Shpërthen festa në Gjirokastër, Dunga kalon në avantazh vendasit

Delo.autor

VIDEO/ “Hajde mor pimë kafe, jam nona”. Plas gallata te Levante

Sadik.Autor

Leave a Comment