Moto GP

Valentino Rossi do të jetë përjetësisht në Moto GP

Carmelo Ezpeleta, shefi i Federatës së Motoçiklizimit, ka deklaruar sot se Valentino Rossi është pjesë e historisë së Moto GP dhe ai do të vazhdojë të jetë në këtë sport edhe pasi të tërhiqet nga garat. “Së pari, unë nuk shoh asnjë arsye se përse Rossi duhet të tërhiqet nga garat. Për mua është i njëjti pilot kampion si 10 vite më parë. Është mes pretendentëve për titull dhe gjithnjë argëtohet duke pilotuar. Nëse nuk do të argëtohesha me të, unë do të largohesha i pari, por deri më tani kjo gjë nuk ndodh, pasi është një personazh unik në sportin tonë”, tha Ezpeleta.

Rossi, 39 vjeç, ka dëshirë të rinovojë kontratën me Yamaha, por ai pretendon një motor kampion, që t’i japë mundësi të fitojë titullin e 10-të në karrierë. “Sido që të shkojnë gjërat edhe kur Rossi një ditë të dalë në pension, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Moto GP, në një mënyrë apo një tjetër. Ai e njeh veten më mirë se kushdo tjetër, vjet fitoi një garë dhe nuk garon kot, por për të fituar. Unë besoj se ka ende shumë për të dhënë dhe nëse Yamaha i ofron një motor të shpejtë, ai mund të bëjë sërish mrekullinë edhe pse 29 vjeç”, u shpreh Carmelo Ezpeleta.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE NË “MOTO GP”/ Quartararo: Kam dy ditë që festoj titullin, do të vazhdojmë deri në fund të sezonit

Delo.autor

MOTO GP/ Prezantohet Yamaha, Valentino Rossi përgatit sezonin e lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Jorge Lorenzo: Nuk jam një pilot i mirë, jam një kampion…

Sadik.Autor

Leave a Comment