Futboll

Borussia Dortmund e ka seriozisht, rrit ofertën për objektivin e Interit dhe Man City

Borussia Dortmund po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin Lautaro Martinez, sipas raporteve në Argjentinë.

Sulmuesi i Racing Club, vendosi për t’u bashkuar me zikaltrit, pasi dy klubet ranë dakord për një marrëveshje me vlerë 23.5 milionë sterlina, por Borussia do të ofrojë 28.5 milionë sterlina për objektivin e Manchester City-t, Lautaro Martinez, i cili ka firmosur një para-kontratë për t’u bashkuar me Interin për 23.5 milionë sterlina.

Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti kishte një marrëveshje paraprake me homologun e tij të Racing, Diego Milito, i cili është një shok i ish-klubit dhe ekipit në kombëtaren argjentinase.

“TYC Sports” shkruan se Borussia Dortmund tashmë ka paraqitur një ofertë prej 28.5 milionë sterlinash dhe nëse oferta do të pranohet, ai do të refuzonte marrëveshjen e tij me zikaltrit dhe do të shkonte në Bundesliga.

Legjendat e Interit, Zanetti dhe Milito kishin punuar sëbashku për të arritur këtë marrëveshje për sulmuesin argjentinas. Agjenti i Martinez ditët e fundit deklaroi me bindje, se transferimi do të ndodhte dhe konfirmoi, se sulmuesi kishte hedhur poshtë një lëvizje në Manchester City për t’u bashkuar me Interin. Gjithsesi tani situata duket se është ndërlikuar.

Related posts

“ISHA NJË “ÇEKIÇ” NDAJ IBRËS”/ Gatusso kujton kohët e vjetra tek Milan: Abate kaloi një “ferr” të vërtetë…

Delo.autor

Çmendet Di Maria/ Sulmuesi shënon SUPERGOL në finalen e Superkupës së Francës (VIDEO)

Isa.Autor

Castillejo në Milano/ Firma mbi kontratën kuqezi të enjten pas vizitave mjekësore

Isa.Autor

Leave a Comment