Futboll

Edi Martini në rolin e menaxherit: Kam dy oferta për shkodranin Hebaj

U transferua këtë verë në kampionatin slloven, ku u bashkëngjit me ekipin Domzale, ndërsa karriera e tij po kalon momente të mira. Shënoi golin e tretë personal në vetëm 272 minuta aktivizim dhe tashmë kanë vërshuar ofertat për të nga Olimpija Lubjanë dhe skuadrat daneze.

Është Edi Martini, menaxheri i 19-vjeçarit që është rritur te Vllaznia, i cili për “Shkodra Sport” ka pohuar se ka disa oferta zyrtare që kanë mbërritur në adresë të sulmuesit. “Ai ka patur një dëmtim në tendinë që e ka lënë për disa kohë jashtë skuadrës. Por tashmë Rubini besoj se do të luajë më tepër, do të ketë më shumë minuta në dispozicion”.

“Ka filluar interesimi edhe nga Olimpia e Ljubjanës dhe një ekip tjetër slloven. Po ashtu, ka patur kërkesa edhe nga Danimarka dhe shumë ekipe të tjera në vende të ndryshme. Kemi të bëjmë me një lojtar që është në ‘pjacë’. Nëse arrin të shënojë gola gjatë kësaj faze, të jeni të bindur se ka për të patur një të ardhme shumë të mirë”, pohoi Edi Martini, i cili ka qenë lojtar dhe trajner i shquar i Vllaznisë, ndërsa aktualisht kryen rolin e menaxherit të futbollistit në fjalë.

Related posts

​Guardiola do të shpenzojë 57 milionë euro për…

Q.Autor

GATTUSO NË FESTË/ Dhurata e Ivan Gazidis: Ja “YLLI” I ARSENALIT që pritet të firmosi me MILANIN

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nuk kanë fund transferimet te Çelsi, “Blutë” firmosin për 7 vite e gjysmë me talentin francez

F.autor

Leave a Comment