Moto GP

MotoGP/ Petrucci synon Ducatin zyrtar, Dovizioso e Lorenzo janë të paralajmëruar

Danilo Petrucci i ka idetë e qarta për të ardhmen. Piloti italian, i cili garon me skuadrën e Pramac Racing, synon që në të ardhmen e afërt të zërë një vend në Ducatin zyrtar. 27-vjeçari në garën e parë të këtij sezoni në Katar, u rendit në vendin e 5. Petruçi, ishte vetëm 1 sekondë pas vendit të katërt, Cal Crutchlow me LCR Honda, teksa piloti i parë i Ducati, Andrea Dovizioso ishte fituesi i këtij Çmimi.

Megjithatë ai nuk e fsheh aspak ambicien e tij dhe objektivin kryesor për atë që dëshiron: “Nuk është më një sekret që synon të jem në atë vend. Sinqerisht, unë do të jem në rrugën time.

Dëshiroj të jem në ekipin zyrtar dhe pët këtë do të më duhet të zhvilloj gjithmonë gara të mira dhe të konkurroj fort. Nëse në të ardhmen do të përfundoja më mirë se në Katar, do të ishte perfekte. Megjithatë unë po luftoj shumë kundër pilotëve më të mirë të të gjitha kohërave në MotoGP.”

Petrucci e pranon se favoritët për të fituar titullin kampion janë Andrea Dovizioso dhe Marc Marquez, por nuk e mohon që është i befasuar nga paraqitja e Valentino Rossit, që u rendit në vendin e tretë në Katar. “Nga njëra anë jam i lumtur sepse gara e parë është gjithmonë me presion, por nga ana tjetër edhe pak i zhgënjyer.

Qëndrova në krye në të gjitha sesionet e praktikës. E dija që Marc dhe Dovi në fund janë pak më të fortë se mua. Por siç e dimë , në podium ka dhe një vend tjetër dhe unë mund të jem atje. Por nuk e kisha llogaritur Rossin, ai është gjithmonë aty. Mendoja se mund të garoja më fortë.”

Related posts

E BUJSHME NË MOTO GP/ “Doktori” Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit, do ta zëvendësojë një britanik

Delo.autor

MARQUEZ TRIUMFON NË MOTOGP/ Shpallet për të 7-n herë kampion bote

Isa.Autor

Provat e lira në Austin, Marquez dhe Rossi sërish protagonistë

Sadik.Autor

Leave a Comment