Të tjera

Europiani i shtangës, nesër nis debutimi i kuqezinjve

 Në Bukuresht të Rumanisë ka nisur sot Kampionati Europian i Peshëngritjes, një event ku merr pjesë edhe vendi ynë, me 6 shtangistë meshkuj.
Peshëngritësja e vetme femër që duhej të përfaqësonte ngjyrat kuqezi, Evangjeli Veli, doli pozitive pak ditë më parë dhe u pezullua përkohësisht nga garat.
Kështu që, në pedanën Europiane, do të ngjiten Romario Avdiraj, Briken Calja, Arbër ÇerçiziErkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pretendojnë për medalje

Konkurrimi i kuqezinjve do të bëhet në datat 27-30 mars, ku i pari që do të garojë është Romario Avdiraj në peshën 62kg (data 27 mars).

Një ditë më pas (28 mars), do të konkurrojnë shtangistët Briken calja e Arbër Çerçizi, të dy në peshën 69kg, ndërsa më datën 29 mars do të marrin pjesë në garë, në peshën 77kg, shtangistët Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Konkurrimi i kuqezinjve në Europian do të mbyllet më datën 30 mars me Krenar Shoraj, në peshën 85kg.

Related posts

TRIUMFOI NË “GRAND SLAM”/ Legjenda Nadal: Nuk dua të kujtohem si tenisti më i mirë në histori

Delo.autor

E pabesueshme/ Atleti kuban i kërcimit së gjati dhuron “magji”, tejkalon gropën me rërë (VIDEO)

Sadik.Autor

“Dardanët” urojnë Pavarësinë me një video të veçantë

Q.Autor

Leave a Comment