Futboll

Fassone: Ndaj Juves do të luajmë për fitore, Gattuso do të rinvojë…

Në këto ditë po flitet shumë për të ardhmen e klubit të Milan, mes Li dhe Elliot kërkojnë blerës të rinj, i takon drejtuesit Marco Fassone të qetësojë ambientin kuqezi.

Administratori i klubit është i qartë: “Projekti që ka nisur në prill 2017 po shkon sipas planeve brenda dhe jashtë fushës së lojës. Klubi po shkon mirë, mund të them edhe më mirë se buxheti fillestar. Jemi shumë mirë në të gjitha aspektet dhe mendoj se e ardhmja do të jetë e lumtur për Milan dhe tifozët e tij.”

Image result for fassone

Nga zyrat e klubit te fusha e lojës dhe sfida e vështirë kundër Juventus, fundjavën e ardhshme: “Në këtë moment e dimë që në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin për të fituar, si e vetmja mundësi për të qëndruar pranë ekipeve që janë para nesh në renditje. E dimë që Juventus është një shkallë sipër nesh, por do të bëjmë të pamundurën për të fituar dhe në fund të 90 minutave do të analizojmë se çfarë ka ndodhur.”

Image result for fassone gattuso

Nga dita në ditë pritet edhe rinovimi i kontratës me Gennaro Gattuso: “Për dikë ai është një surprizë, jo për ne. Unë kam pasur mundësinë ta shoh prej kohësh mënyrën si punon, që kur ishte me të rinjtë dhe prej nëntorit po e shijojmë te skuadra e parë. Ka arritur të drejtojë ekipin në një momentin kur gjërat nuk ishin mirë dhe ka bërë një punë të shkëlqyer në aspektin fizik e psikologjik. Besoj se do të rinovojë kontratën me ne sepse jemi shumë të kënaqur me të.”

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Barazim pa gola, Dinamo dhe Partizani ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Miqësorja e së vërtetës/ Italia për të “rilindur” kundër “gjelave”

Sadik.Autor

Lichtsteiner: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer aspak, por tani dua t’i shkoj deri në fund

Q.Autor

Leave a Comment