Futboll Seria A Sport

Fanella e re e Juventusit, irritohen tifozët me këtë detaj

Entuziazmi i tifozëve të Juventusit ka arritur yjet brenda katër ditëve me triumfin e dyfishtë, fitimin e Kupës së Italisë dhe titullit të shtatë radhazi kampion. Por në një javë, pas thashethemeve të para në lidhje me fanellën e re për sezonin e ardhshëm, tifozët në rrjetet sociale treguan se nuk janë dakord me fushën e zezë ku shkruhet emri i sponsorit “Jeep”. Kërkesa e tifozëve është që të mos jetë fusha e zezë, por vetëm logo si në sezonin aktual.

Tifozët nuk pajtohen me këtë ndryshim në fanellë, kështu që ata kanë ndërmarrë një aksion ku kanë nisur të përdorin dhe hashtagun e veçantë #NoToppa. Deri më tani në peticionin e tyre ata kanë arritur që të mbledhin 5000 firma. Mbetet të shihet nëse klubi do të pajtohet me tifozët për të bërë këtë ndryshim.

Related posts

E FUNDIT/ Gattuso fikson mesfushorin e Inter, nisin negociatat! Lojtari i thotë “po” Napolit

Delo.autor

65 milionë euro për 12 gola, Milan mendon të bëjë revolucion

Q.Autor

ZYRTARE/ Barcelona nis spastrimet në skuadër, largohet mesfushori 23-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment