Formula 1

Fernando Alonso: McLaren ka potencial për të fituar titullin

Pas testeve të zhvilluara në Montmelo, për McLaren dhe Fernando Alonso ka ardhur koha e së vërtetës, për të provuar forcën e makinës britanike në garë. Ky është momenti për të verifikuar nëse problemet e vjetra janë kaluar apo jo.

Piloti spanjoll është optimist dhe në një intervistë para provave të lira që zhvillohen ditën e premte, tha: “Më në fund erdhi momenti për të garuar. Nuk është hera e parë që garoj këtë vit, kam qenë në 24 orët e Daytona, por këtu është diçka ndryshe.

Më pret një sezon i vështirë dhe jam entuziast që do të garojmë me një makinë të re, motor të ri, ku synojmë shumë”, u shpreh Alonso.

Alonso gjate nje gare me McLaren

Duke folur për njëvendëshen e re, që këtë sezon do të përdorë motor Renault dhe jo më atë Honda, spanjolli tha: “Në teste, makina jonë tregoi një potencial të admirueshëm, ndryshe nga vitet e fundit, por dimë gjithashtu që kemi shumë për të punuar.

Kemi shumë informacion dhe dimë se si funksionojnë gjërat e reja, por tani kemi një garë të vërtetë dhe kemi mundësi të mbledhim shumë informacion. E vështirë të bëj parashikime, është gara e parë sezonale dhe Melburni është një cirkuit fantastik. Pas një dimri të gjatë dua të shoh se çfarë kemi mundësi të bëjmë”, deklaroi Alonso.

Related posts

RRITET ADRENALINA/ Zyrtarizohet kalendari i Botërorit 2019, gara edhe në dhjetor, ja datat

Isa.Autor

GRAND PRIX ABU DHABI/ Verstappen mbron Esteban Oçon për përplasjen në Brazil

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton fiton llotarinë në Azerbajxhan, Vettel bën vetvrasje, goma dënon Bottas

Sadik.Autor

Leave a Comment