Formula 1

Ferrari e Mercedes në histori? Të gjitha rekordet që mund të thyhen në 2018

Nga podiumi i 100 deri në titullin e 5. Janë të shumta rekordet që mund të arrihen ose thyhen në sezonin e ri të Formula 1. Le t’ia nisim me të parët: Ashtu siç pritej Ferrari është më shumë protagosint gjithsesi. Fillojmë me kampionin e botës, Lewis Hamilton është vetëm 2 gara larg nga 27 hyrje radhazi në top 10 që i përket Kimi Raikkonen, i ndalur në 27. Hera e fundit që Hamilton ka mbetur jashtë 10 ishte kur garohej në Malajzi në vitin 2016.

Më pas janë skuadrat ekzekutive. Për të hyrë në atë të 100 podiumeve në karrierë (vetëm Schumacher, Hamilton e Alain Prost janë veç), Vettel i mungon 1 podium, Alonsos 3, ndërsa Raikkonen 9. A do t’ia dalin këtë sezon? Një tjetër rekord është ai i 5 titujve Botëror. Për 45 vite, rekordi i Juan Manuel Fangio mbeti i pathyer, por më pas erdhi Michael Schumacher, të cilin e kaloi duke e çuar në 7. Këtë vit si Vettel ashtu edhe Hamilton mbajnë 4 tituj mbi shpatulla, dhe të dy kanë mundësi të regjistrojnë titullin e 5.

Përsa i përket rekordeve të jetëgjatësisë. Në këtë sezon, Fernando Alonso është i destinuar të bëhet piloti i 4 pas Rubens Barrichello, Michael Schumacher dhe ish-shokut të skuadrës, Jenson Button, që arrin kuotën e 300 Çmimeve të Mëdha në karrierë. Por gjëra interesante zbulohen edhe duke parë botërorin për konstruktorë. Mercedes është drejt titullit të 4 radhazi, një rezultat i tillë është arritur vetëm nga 3 skuadra të tjera më parë.

Nuk mund të harrohet edhe Max Verstappen, i cili është vetëm 20-vjeç. Edhe pse kaq i ri, mban titullin e pilotit më të ri fitues të një Çmimi të Madh në Formula 1, ka rekordin e pikëve dhe xhirove për një të moshës së tij. Pilotit holandez të Red Bull i mungon në koleksionin e tij vetëm arritja e pole position për më të rinjtë, një rekord që i përket Sebastian Vettel. Por gjermani i Ferrarit mban edhe rekordin e kampionit të botës më të ri. Ku i dihet, ndoshta Max arrin ta kalojë. 

Related posts

SHKRUAJTI HISTORINË NË FORMULA 1/ Ferrari i Michael Schumacher del në ankand, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

MË SHUMË FITORE SE LEGJENDA SCHUMACHER/ Piloti Hamilton: Nuk e kuptoj ende rëndësinë e këtij rekordi

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari zgjedh zëvendësuesin e Vettel, ja i preferuari i “kokëkuqes”

Delo.autor

Leave a Comment